“Edhe ligji i sotëm i propaganduar si një reformë e madhe tregu e qeverisë, në thelb reflekton ngutjen e qeverisë për të shtënë në dorë një institucion tjetër të pavarur, Agjencinë e Mbikëqyrjes Financiare, bordi i të cilit u shkarkua me ligj, 1 javë më parë edhe pse anëtarët e tij janë të mandatuar pak kohë më parë nga ky parlament dhe sot ju japim me ligj të drejtën që të caktojmë paga dhe përfitime e të tjera të vetat të emëruar të rinj pa asnjë lloj kontrolli dhe kufizimi, pra krijojmë theudrin e radhës dhe nuk do t’ia vlente të debatojmë për 20 apo 30 rrogëtarë po qe se qeveria nuk do vijonte talljen me qytetarët se valla po bën reforma të mëdha. Që në pak muaj, rreth 25.000 të punësuar humbën punën dhe ekonomia po rrokulliset me shpejtësi atje kur kurrkush nuk e dëshiron”, shprehet Bode.
“Është e paimagjinueshme dhe e pa moralshme që ish ministri të jetë në dijeni të faktit që kompanitë në tregun e sigurimeve i kanë 20 mln dollar pa paguar dëme qytetarëve të republikës së Shqipërisë dhe të mos veprojë e para dhe e dyta të mos mbaj përgjegjësi, është e paimagjinueshme, vjen dhe e thotë tani që tregu është në siklet të madh dhe kurrë gjatë 8 viteve që ishte ministër i Financave nuk e përmendi këtë, se tha asnjëherë, madje kur ne e ngritëm këtë shqetësim, asnjëherë nuk e morëm angazhimin e tij për t'i shkuar deri në fund kësaj problematike. Kjo është arsyeja pse duam ta reformojmë këtë institucion dhe natyrisht bashkë me të, të vëmë nën mbikëqyrje të menjëhershme tregun e sigurimeve, i cili është në atë gjendje katastofike dhe qytetarët që kanë pësuar dëme e dine fare mirë këtë gjë , e vuajt të gjithë ata që pësojnë dëme në makina, e vuajnë të gjithë ata që pësojnë dëme në aksidente edhe dëme njerëzore. Jo vetëm dëme materiale, e vuajnë të gjithë ata që pësojnë dëme të tjera, në bizneset e tyre apo në shtëpitë e tyre dhe për të cilat sot që flasim janë 20 mln dollar pa paguar, borxhe pa paguar të këtyre apo të këtij tregu për kundrejt qytetarëve të republikës së Shqipërisë”, tha Braçe.
AMF bëhet institucioni i dytë në Shqipëri që fiton të drejtën të shpenzojë para publike për paga pa kufizim ligjor. I pari është Banka e Shqipërisë, një model që ka hapur debate të forta në publik dhe është denoncuar zyrtarisht edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Por, veç pavarësisë financiare një tjetër pikë e debatuar në ligjin e ri për AMF-në ishte edhe ajo që ndërpret mandatet e disa prej anëtarëve të bordit ekzistues, që për opozitën janë shkarkime politike.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)