Juristi Kreshnik Spahiu, tha se nga studentët e lëvizjes së 8 dhjetorit, sot asnjë nuk është më deputet i PD. Ai theksoi se të gjithë studentët e dhjetorit janë jashtë ata partie.

‘Sot është një ditë me rëndësi, sepse Shqipëria doli nga regjimi komunist i 8 dhjetori është një faqe e re në historinë e Shqipërisë. Unë kam qenë pjesë e organizmit të 8 dhjetorit dhe në vijim, ajo që ndjej me trishtim është se 8 dhjetori e ka humbur shkëlqimin e tij. Mjafton që të shohësh partinë që ka lindur nga ajo lëvizje sot asnjë s’është deputet i opozitës dhe nuk është anëtar i kësaj partie. Të gjithë studentët e dhjetorit janë jashtë ata partie, disa janë larguar me dëshirë dhe të tjerë janë përjashtuar. Lëvizja e dhjetorit ose u morë peng ose u keqpërdor, po ata mijëra student që janë larguar nga vendimmarrja politike tregon se s’ka më zi se komunitët që shtiren si antikomunist', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Spahiu: 200 qytetarë tek protesta e Berishës, por 20.000 qytetarë tek kioskat e qofteve të Vitit të Ri në sheshin 'Skënderbej'