Ervin Salianji thotë se takimet e tij me demokratët nuk janë për axhendë personale, duke iu përgjigjur sulmeve të kreut të PD-së, Sali Berisha. Ish-deputeti i ftuar në emisionin 5 Pyetjet nga Babaramo në Report Tv shprehet se i vetmi interes i tij është që të bëjë çdo përpjekje për largimin e Edi Ramës, por me një Parti Demokratike të ripërtërirë.

“Kam vetëm axhende publike, axhendat private janë jopublike minimalisht. E vetmja axhendë personale që kam është të largoj qeverinë dhe do bëj çdo përpjekje pasi Rama e ka kthyer private çështjen me mua duke me burgosur. E vetmja gjë personale që mund të kem, në kuadrin politik, është që Rama të largohet një orë e më parë. Takimi ka qenë publik, me gjithë strukturat e PD në Durrës. Demokratët janë zhgënjyer për shkak të braktisjes, neglizhencës, mos marrjes së mendimit, mosdëgjimit të vendimmarrjeve”, tha Salianji.

Salianji nuk e mohoi mundësinë e një kandidimi për të marrë kryesimin e partisë përballë Sali Berishës.

Danjela Maloku: Do kandidoni për kryetar?

Salianji: Nuk ka zgjedhje për kryetar tani, unë personalisht nuk e kam nisur këtë për një qëllim të caktuar, plus zgjedhje nuk ka tani. E kam nisur duke qenë i shqetësuar për fatin e PD-së.

Salianji i cili organizoi takimin e parë me demokratët në Durrës një javë më parë, thotë se pas kësaj lëvizje u zgjua PD.

“Partia Demokratike pas lëvizjes time është zgjuar nga gjumi, kjo ka ndodhur. Ishte një shtysë për ta zgjuar PD”, tha Salianji.

Nga studio e Report TV, Salianji iu përgjigj edhe deklaratës së Berishës për ‘gjueti shtrigash’, duke i kujtuar liderit demokrat se ka ardhur koha për ristrukturimin e partisë, pasi më të votuarit e primareve as nuk u përshinë në lista e deputetëve.

E di cila është gjuetia e shtrigave, i leje mikrofonin kujtdo dhe të flasë për cilindo. Ne jemi marrë me parime, jo me emra. Ai që fitoi primaret në Dibër, Kukës, Elbasan, Fier, Tiranë nuk u futën në listë. Primaret janë kush ka më shumë vota të promovohet, jo ti heqim”, thekson Salianji.

Salianji thotë se shkak për këtë lëvizje u bë fakti që PD nuk po reagonte për gjendjen aktuale të saj.

“Unë menjëherë pasi dola nga burgu kam kërkuar protesta, meqë zgjedhjet ishin vjedhur. Ne kemi interesin që PD të jetë fituese, më këtë gjendje që është a fiton apo jo? Kjo është tema”, tha Salianji.

Por pse ish deputeti që ka nisur takimet e tij, merr pjesë edhe në foltoret e Sali Berishës? Ai e shpjegon pjesëmarrjen e tij me argumentin se gjithmonë do të jetë atje ku ka diçka kundër qeverisë, por ka kritika për formën e protestës. Salianji thekson se protesta para Kryeministrisë është bosh dhe se kryeministri Rama nuk largohet nga qeveria me muzikë, por me reagim të fortë.

“Isha sot se duhet të jem kudo ku ka diçka kundër qeverisë, edhe pse unë mendoj se duhet lëvizje e fortë nuk largohet Rama me muzikë. Ne na mungon një bulevard me njerëz”, tha Salianji.

Edhe reagimi i PD-së ndaj Belinda Ballukut sipas tij nuk ishte i duhuri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:13
‘Më të votuarit e primareve nuk u futën në lista’, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk po bëj gjueti shtrigash, u zgjuat vetëm pas takimeve të mia

1765230896_ervinsalianji.jpg

Ervin Salianji thotë në Report Tv se PD ka nevojë për ristrukturim që ta jëtë e aftë të mundë Partinë Socialiste. Në emisionin 5 Pyetjet nga Babaramo, Salianji thotë se PD prej 7 muajsh nuk kishte zhvilluar takime me demokratët në bazë, pavarësisht humbjes së 11 majit. Ai thekson se PD  zgjua vetëm pas takimeve të tij, ndërsa kritika ka përse më të votuarit e primareve nuk u përfshinë në lista.

“Kam diskutuar në mbledhje të kryesisë, si do bëhet analiza. E di cila është gjuetia e shtrigave, i leje mikrofonin kujtdo dhe të flasë për cilindo. Ne jemi marrë me parime, jo me emra. PS dhe Rama nuk mundet nëse ne nuk përmirësohemi dot. Pse se nisi nga analiza e fitores, 7 bashki janë fituar. Ai që fitoi primaret në Dibër, Kukës, Elbasan, Fier, Tiranë nuk u futën në listë. Primaret janë kush ka më shumë vota të promovohet, jo ti heqim, a duhet të kemi ca parime, si promovohen dhe si avancohet karriera në PD. Është pritur raporti Odihr për të mos zhvendosur vëmendjen nga denoncimi i farsës. Kam pritur këtë vendimmarrje dhe kam pritur që pas kësaj të kemi reflektim. Nuk ka njeri që nuk e shikon që PD pas këtyre takimeve tona është zgjuar nga gjumi, 7 muaj pas zgjedhjeve të mos takosh njerëz. A doli më datë 2 udhëzimi për analizën e zgjedhjeve, u takuan njerëz, kanë filluar takohen në parti njerëzit që kanë marrë më shumë vota në listat e hapura. Kjo e rinagjalli PD, këto takime duhet të avancohen tek ripërtëritja. PD ka njerëz pafund, a duhet pozicionuar secili në vendin e vet. Mesin po ta fusësh në portë ka për të qenë lojtari më i dobët, hajde ti gjejmë secilit vendin e vet dhe të gjejmë mekanizim se si”, tha Salianji nw Report Tv.

Ora 23:10
A do krijoni parti të re? Salianji për Report Tv: Unë do jem pjesë e PD, takimet do të vijojnë këtë javë

1765231928_Screenshot21.jpg

Ish- deputeti demokrat Ervin Salianji, e mohoi krijimin e një parti të re politike. Ai tha se do të vijoi që të jetë pjesë e PD.

Salianji deklaroi se takimet me demokratët do të vijojnë gjatë kësaj jave.

‘Ne jemi PD, kush ka sakrifikuar dhe ka mbledhur vota, ai është PD. Unë do jem në PD, unë si kam takimet me njerzit sepse kam ndonjë funksion. E dini ca funksioni ka në kryesi. Që këtë javë do të ketë takime, do të jemi në takime sepse fuqia e një politikani është mbështetja e njerëzve, flluckat dhe hilet nuk duhet që të ecin. Ne në PD po kërkojmë rregulla të qarta loje për promovimin dhe avancimin në karrierë. Pse ai që është i pari mbetet në listë të hapur dhe ai që është i dytë në listë të mbyllur, ose i bëjmë primaret ose si bëjmë. Pse nuk është Iliri i Dibrës, pse nuk është Elizabeta e Fierit', tha ai. 

Ora 22:52
Foltorja, Salianji shënjestron lidershipin e PD: Pse u nis analiza një ditë pas u mor e pandehur Balluku?

 

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në Report Tv thotë se interesi i lëvizjes së tij është që PD të jetë fituese.

“PD duhet të jetë e shqetësuar për të qenë fituese. Cilido prej qytetarëve që del në protestë duhet të behët në një monument për shkak në të cilën ndodhet situata politike e opozitës dhe PD në Shqipëri. Ajo që nuk shkon, ka njerëz pafund PD, duhet të gjejmë arsyet përse nuk ndjekin këtë logjikë të caktuar të partisë. Kudo që po më kërkojnë demokratët po shkoj ti takoj, po përpiqem të marr prej tyre si e shohin ata problemin që ka PD por edhe zgjedhjet që mendojnë ara për ti dhënë tjetër dimension. Ne kemi interesin që PD të jetë fituese. PD nëse rri në këtë gjendje është fituese apo jo?”, tha Salianji.

Ai shënjestron lidershipin e PD-së, duke thënë se analizën brenda Partisë Demokratike e thirrën vetëm një ditë pasi Belinda Balluku u mor e pandehur. Akuza hedh se kupola e PD-së nuk po e denoncon rastin e Ballukut.

“Analizën e PD një ditë pas u mor e pandehur Balluku, kush e kërkoi? Kush e thirri kryesinë? I vetmi që ka kërkuar protestë, revoltë për rastin e skandalit Rama-Balluku kam qenë unë. Duke menduar se mos jam unë në realitet tjetër se kam dalë nga burgu. Këto janë filma, broçkulla që i thonë njerëzit që në vend të aparat logjik mund të kenë aparat tjetër. Kunata e Ballukut mua më ka fut në burg. Ca e pengon PD? Ka 3-4 ditë që skam dalë unë në asnjë media pse nuk diskutojnë për këtë rast. Kjo është rënie e shtetit, i ka zënë tuneli me 50 mln euro këta poshtë. Nëse ne presim skandalet e qeverisë, skandale ka për të pas çdo ditë. Qeveria është e zhytur, ju arrestua ministri i brendshëm, i shëndetësisë, i pandehur kryebashkiaku i Tiranës e zv.kryeminstrja”, tha Salianji.  

Ora 22:51
Foltoret me demokratët, Salianji në Report Tv: Nuk është përçarëse, është bashkuese

 

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji theksoi se qëllimi i çdo deklarate të tij është bashkimi i demokratëve dhe jo përçarja e tyre.

Ai u shpreh se ka sakrifikuar personalisht për Partinë Demokratike, duke iu referuar dënimit me burg që ka vuajtur.

'Retorika ime është për të bashkuar çdo demokratë. Unë kam bërë burg kur të tjerët kanë pasur ndonjë përfitim. Kam fituar çdo gjë që më është besuar përballë qeverisë.  Nuk më armiqëson dot njeri me demokratët mua. Unë nuk hyj tek ata njerëz kur kam një mendim se them, kur kam mendim kur është i drejtë i shkojë gjërave deri në fund. Duke qenë se PD është në moment të vështirë jam i kujdeshëm që të mos i ndajmë demokartët', tha ai.

Ora 22:39
Do kandidojë për kryetar të PD? Salianji në Report Tv: Nuk ka zgjedhje për kryetar tani 

 

Ish- deputeti i PD Ervin Salianji, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv, u pyet nëse do të kandidojë për kryetar të PD në zgjedhjet që do të bëhen në këtë parti.

Salianji nuk e mohoi kandidimin për postin e drejtuesit të ri të PD, ndërsa theksoi se lëvizjen nuk e ka nisur për një qëllim të caktuar.

'Nuk ka zgjedhje për kryetar tani, unë personalisht nuk e kam nisur këtë për një qëllim të caktuar, plus zgjedhje nuk ka tani. E kam nisur duke qenë i shqetësuar për fatin e PD-së. Nuk mund të thuhet se me Ramën s’ka zgjedhje dhe më pas të hyet në zgjedhje me Ramën', tha ai.

Salianji sqaroi se nuk ka asnjë interes personal me këtë lëvizje që ka nisur.

'Në politikë dështim është nëse nuk takon njerëz jo kur takon, prandaj them se PD duhet që të ripozicionet në raport me njerzit. Unë s'kam asnjë shqetësim personal', tha ai.

Salianji u ndal edhe tek braktisja nga Sali Berisha kur doli nga burgu, ku u prit vetëm nga deputetja Ina Zhupa. Ai tha se kur dikush sakrifikon për një forcë politike meriton qëndrimin e drejtë të partisë.

'Unë s'kam ftuar njeri, kanë qenë deputetet e Fierit që më kanë takuar por ska rëndësi, unë skam lajmëruar njeri, një njëri që sakrifikon për një forcë politike a duhet të ketë një qëndrim partia këtë e gjykojnë njerzit.

Unë e bëjë këtë lëvizje sepse PD s'ka mundësi që të fitojë sepse po vegjeton dhe duhet rigjallësuar, ky është qëllimi im. Unë jkam pasur këtë kosto nga politika dhe duhet që të them të vërtetat. Unë kam qenë i vetmi që kam diskutuar ashpër kur u dorëzua mandatet dhe thash të mos dorëzohen. Unë  kam qenë i vetmi që kam thënë duhet protestë dhe revoltë', tha ai.