Drejtuesit e qytetit të Vlorës me në krye kryetarin e bashkisë Shpëtim Gjika duket se po përgatiten për të realizuar një surprizë të vecantë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.
Gjatë ditës së sotme kanë mbërritur në Vlorë disa përfaqësues nga ekipi i Barcelonës. Katalanasit kanë vizituar stadiumin dhe fushën e ekipit të Flamurtarit. Qëllimi i vizitës sipas burimeve pranë bashkisë së qytetit jugor është negocimi për të realizuar një ndeshje miqësore me rastin e vitit jubilar për popullin shqiptar.
Në fund të insepktimit të ambjenteve të stadiumit Flamurtari, përfaqësuesit nuk kanë pranuar që të japin komente për mediat duke u larguar drejt Dhërmiut për t'u takuar me Gjikën.
Kryebashkiaku po vazhdon bisedimet për të bindur spanjollët për të arritur marrëveshjen e shumë pritur nga të gjithë, e cila do të thoshte që në Shqipëri për herë të parë të zbresin Lionel Mesi, Xavi Hernandez apo Andres Iniesta. Zbarkimi i Barcelonës në Shqipëri do të ishte qershia mbi tortë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.
(Në foto: Dy përfaqësuesit e Barçës kontrollojnë stadiumin ku luan Flamurtari)
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com