Pavarësia Kosovës, GDN: Fund
mbikëqyrjes ndërkombëtare

Pavarësia Kosovës, GDN: Fund <br />mbikëqyrjes ndërkombëtare
PRISHTINE - Vetëm pak minuta më parë, rreth orës 16:30, u shpall përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Vendimi u mor gjatë takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar (GND) me qeverinë kosovare, por edhe me personalitet ë rëndësishme të tjera politike, si Ahtisari, ambasadorët Wisner e Ishinger dhe zv. Ministra e jashtme e Shqipërisë, Edit Harxh.

Përfundimi i mbikëqyrjes, siç njoftohet në deklaratën e grupit, erdhi si pasojë e përmbushjes së elementëve të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit (PGJS) si miratimi nga ana e Kosovës i pakove të ndryshimeve kushtetuese dhe të legjislacionit primar.

"Pas vlerësimit të tij më datë 2 korrik 2012 se Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (PGJS) është zbatuar në mënyrë substanciale dhe duke vënë re se në përputhshmëri me zotimet e tyre, institucionet e Kosovës tani i kanë miratuar pakot e ndryshimeve të Kushtetutës dhe të legjislacionit primar duke i përfshirë në mënyrë të kënaqshme elementet e mbetura të PGJS-së brenda kornizës kushtetuese dhe juridike të Kosovës, Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpall sot përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe përfundimin e mandatit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar", thuhet në deklaratën e grupit.

Ndërkaq, në deklaratë thuhet gjithashtu se "pas përfundimit të detyrave të nevojshme administrative të brendshme, Zyra Civile Ndërkombëtare do të mbyllet në fund të vitit 2012. Me efekt të menjëhershëm, PGJS-ja nuk ekziston më si fuqia juridike e veçantë dhe më e lartë, dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës tani përbën bazën e vetme të kornizës juridike të vendit".

FEITH: MBIKQYRJA PERFUNDOI, VERIU I KOSOVES DETYRE E QEVERISE

Menjëherë pas mbledhjes në të cilën ju dha fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, foli shqip duke thënë: “ Mbikëqyrja e Kosovës është përfunduar. Shpresoj se njohja ime e gjuhës shqipe ka përparuar dhe e keni kuptuar se çfarë thashë”.

Deklarata e tij erdhi gjatë një konference për shtyp sëbashku me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Feith foli gjithashtu, lidhur edhe me veriun e Kosovës, teksa theksoi faktin se “qeverisa duhet të gjejë zgjidhje, vetëm qeverisa mund të zgjasë dorën e miqësisë dhe pajtimit”. Ai tha se kjo çështje nuk i takon bashkësisë ndërkombëtare, “ne mund ta përkrahim, vijoi ai, -por detyrë primare është e qeverisë.

TAKIMI NISI SOT NE PRISHTIN NE AMBIENTET E QEVERISE
Grupi Drejtues Ndërkombëtar u mblodh sot në Prishtinë për t’i dhënë fund mbikëqyrjes së Pavarësisë, takim i cili nisi në orën 15:00

Kreu i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti bëri me dije se deputetët e këtij subjekti nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme solemne, për shkak se sipas tij, gjatë kësaj seance deputetët nuk janë ftuar për të marr fjalën, por për të duartrokitur, për siç tha ai të ashtuquajturin “përfundim të mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës”.

Në ambientet e Qeverisë u mbajt mbledhja e Grupit Drejtues Ndërkombëtar dhe pas vendimit të tij për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, u realizua një konferencë për media e kryeministrit Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith. 

Menjëherë pas kësaj, do të mbahet seanca solemne në Kuvendin e Kosovës me fjalime nga presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi, zëvendës-kancelari gjerman, Spindeleger, presidenti Ahtisari, ish-ambasadorët Uizner e Ishinger. Për ta përcjellë nga afër ngjarjen e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë janë akredituar mbi 100 gazetarë.

Policia e Kosovës nuk ka plan të posaçëm operativ për ditën e sotme, kur Kosova solemnisht shënon përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë.
Njoftohet se nuk do të ketë bllokim të rrugëve gjatë ditës. Zyrtarët policorë thonë se mund të ketë bllokim apo ndërprerje të përkohshme të qarkullimit, që mund të zgjasin deri në 15 minuta, por gjithçka varet nga lëvizja e eskortave. 


NGJARJET MË 10 SHTATOR:
10.09 11:50 Arritja e mysafirëve të nderit, President Ahtisaari; pritja zyrtare nga Ministri Hoxhaj dhe Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
NË AEROPORT TË PRISHTINËS
10.09 16:00 Konferencë për shtyp me KM Thaçin dhe Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar (ICR) Feith, pas vendimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur.
NË NDËRTESËN E QEVERISË NË RRUGËN NËNA TEREZË

10.09 16:30 Seancë speciale në Parlamentin e Kosovës me fjalime nga Presidentja, Kryeministri, Zëvendëskancelari Spindelegger, Ahtisari, Wisner, Ischinger
Të gjitha mediat e akredituara, kamerat dhe fotografimet brenda në sallë, gazetarët në dhomën speciale për gazetarë të themeluar nga Kuvendi.
NË NDËRTESËN E KUVENDIT

NGJARJET MË 11 SHTATOR
11.09 09.00- 09.15 Fjala mikpritëse, konferenca kaptinë e mbyllur në Ballkan
1. Presidentja Jahjaga 2. Kryeministri Thaçi 3. ICR Feith
NË HOTEL SWISS DIAMOND
11.09 09.15 – 10.45 Takimi i parë: Tranzicioni në kohën e globalizimit
(Moderuar nga: Prof Bill Wecshler)
NË HOTEL SWISS DIAMOND
11.09 10.45 Fjalimi kryesor: Presidenti Marti Ahtisaari
NË HOTEL SWISS DIAMOND
11.09 14:15 – 15:30 Takimi i dytë: Në prag të dekadës së dytë të pavarësisë, lista e rezultateve të Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare
(Moderator: Tim Judah, Economist)
NË HOTEL SWISS DIAMOND
11.09 15:30 – 16.30 Takimi i tretë: Çfarë më tutje për shoqëritë dhe ekonominë në Ballkan?
(Moderator: Dimitar Bechev, Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme) 
NË HOTEL SWISS DIAMOND
11.09 19.00hrs: Shpalosja publike e një vepre arti në qendër të Prishtinës, në Galeri Kombëtare të Arteve, nga Nathan Coley, laureat i çmimit Turner 
BY NATIONAL LIBRARY
11.09 21.00hrs. Koncert publik nga bendet jazz dhe rock nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina

(r.g/Gre.M/Shqiptaja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi