Pavarësia, Topi: Të përsosim
modelin shtetëro

Pavarësia, Topi: Të përsosim <br />modelin shtetëro
TIRANE- Shqiptarët në mbarë botën festojnë sot 99 vjetorin e Pavarësisë. Gjithë qytetet në Shqipëri, janë zbukuruar me flamujt kuq e zi. Vlora, aty ku më 28 nëntor 1912 u ngrit dhe flamuri do të jetë dhe kryeqendra e festimeve. Zyrtarët e lartë të shtetit , ashtu si edhe vitet e tjera, i festuan të ndara paraditet e festave kombëtare të Shqipërisë, për tu bashkuar në mbrëmje në ceremoni tradicionale që presidenti Topi zhvillon në Pallatin e Brigadave.

TOPI NE VLORE

Presidenti Topi  ka vendosur kurorë me lule në varrin e Ismail Qemalit si dhe ka nderuar flamurin tonë kombëtar në Vlorë. Ai deklaroi se në këtë përvjetor nderimi ynë është për Ismail Qemalin. "Sot nderojmë atin e kombit tonë, nderojmë pagëzuesin e kësaj dite Ismail Qemalin. Ai ishte modeli i urtësisë dhe i vendimeve të mëdha” ka theksuar Topi.
Topi është ndalur në dy momentet kyçe të historisë së popullit shqiptar: pavarësia e Shqipërisë në 1912 dhe pavarësia e Kosovës në 2008. “Sot motoja jonë duhet të jetë “Shqipëria mbi gjithçka”. Tani jemi dy shtete të pavarura, dy shtete me të njëjtat ndjesi dhe aspirata. Shtetet tona kanë si bazë trashëgiminë e të parëve, ndaj ne duhet të impenjohemi për të ardhmen europiane”, ka thënë Topi para qytetarëve të mbledhur në Sheshin e Flamurit.

Më pas, Topi dhe kryebashkiaku Gjika kanë vizituar familjen e Abaz Mezinit, një nga themeluesit e pavarësisë. Më tej, aktiviteti në nderim të ditës së Flamurit ka vazhduar me një vizitë te Muzeu i Pavarësisë.

BERISHA, TOPALLI E BASHA NE TIRANE
Ndërkohë që kryeministri Berisha, zhvilloi homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. "Kjo është dita e mirënjohjes së thellë ndaj mijërave grave dhe burrave shqiptarë që me jetën dhe gjakun e tyre hodhën rrënjët e lirisë që gëzojmë sot. Pavarësia e Shqipërisë është akti më madhor në historinë tonë kombëtare. Sot nderojmë themeluesit të pavarësisë së Shqipërisë, plakut të urtë Ismail Qemalin dhe udhëheqësve të kryengritjeve si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini të cilët u prin luftrave të Shqipërisë për pavarësi" ndërsa shtoi se "një nderim I madh shkon edhe për ata burra, gra dhe vajza që në fund të shekullit që shkoi e bënë Kosovën e pavarur."”,- deklaroi Berisha.

"Kjo ditë është shënon fillimin e vitit që vjen në 100 vjetorin e paravësisë së Shqipërisë, vitit më të madh që do të kemi për të festuar." tha Berisha duke shtuar se ky vit do të jetë një nga festivet në historinë tonë kombëtare” . Homazhe u zhvilluan dhe nga kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, dhe kryetari i bashkise Lulzim Basha.

RAMA NE PRISHTINE URON NE TWITTER
Kreu socialist i feston të dyja datat, 28 dhe 29 Nëntorin, në Prishtinë, dhe nga portali i tij zyrtar online, uron gëzuar. "Urimin e pare te kesaj dite te festes se flamurit ia beme Presidentes se Kosoves. Dite me diell e atmosfere festive. Gezuar te gjitheve!"

FESTIMET KUDO KU KA SHQIPTARE
Bashkia e Vlorës ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore e artistike, koncerte me këngë të të gjitha rrymave muzikore, por edhe aktivitete sportive.
Edhe në Tiranë bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat, të cilat do të nisin mëngjesin e sotëm dhe do të vazhdojnë deri në darkë me koncert në sheshin “Nënë Tereza”, dhe shfaqja e filmit “Nëntori i dytë” në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Por festime ka kudo ku ka shqiptar. Në Kosovë, Prishtina është veshur kuq e zi, dhe një sërë aktivitetesh priten të organizohen gjatë ditës së sotme.
Në Maqedoni, në Shkup, Gostivar, Tetovë janë paraparë një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës së Flamurit. Edhe shqiptarët në Amerikë dhe kudo, mblidhen në aktivitete dhe mbrëmje festive për të kujtuar këtë ditë të shënuar që i dha shqiptarëve lirinë.


KRYEMINISTRI ÇEL “FLAKA E JUBILEUT”

Kryeministri Berisha mori pjesë sot pasdite në Koncertin e organizuar në Teatrin Operës dhe Baletit , i titulluar “Flaka e Jubileut”, që përbën edhe një nga momentet më të veçanta të festimeve për nder të ditës së 28 Nëntorit, në Tiranë.
“Flaka e Jubileut” iu dorëzua Kryeministrit Berisha, i cili me përshëndetjen e tij në këtë koncert, çeli siparin e 100 vjetorit të Pavarësisë. “Flaka e Jubileut” do të qëndrojë e ndezur dhe do të shëtisë në çdo qytet e zonë të vendit, deri në 28 nëntor të vitit që vjen.
Të pranishëm në koncertin festiv në Teatrin e Operës dhe Baletit ishin Presidenti i Republikës z. Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli, Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulëzim Basha, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të Trupit Diplomatik në vendin tonë e të ftuar të tjerë.
Kam nderin në këtë koncert të çel siparin e vitit të 100 vjetorit të Pavarësisë. Shqipëria hyn në 100 vjetorin e saj më e re, më e bukur, më nuse se kurrë në historinë e saj, kjo sepse shqiptarët sot, kudo që jetojnë, janë të lirë, sepse shqiptarët sot kudo që janë po ndërtojnë të ardhmen e tyre në liri. Ndaj le të urojmë së bashku një vit të madh.
Viti i 100 vjetorit të pavarësisë, para së gjithash, është një vit i madh mirënjohjeje të thellë për qindra e mijëra gra e burra, vajza e djem shqiptarë që flijuan jetën, rininë e tyre, që ne të jemi të lirë, që Shqipëria të mbetet përjetë e re. Është mirënjohje ndaj miqve tanë kudo në botë, që në momente kritike për historinë tonë kombëtare qëndruan krah nesh dhe ne fituam. Është mirënjohje për të gjithë ata shqiptarë që me mundin, djersën dhe intelektin e tyre, në këto vite, bënë që Shqipëria të vijë në 100 vjetorin e saj më e zhvilluar, më krenare, më e mirë se kurrë.
Viti që ne hyjmë është viti i vizionit të ri për këtë vend, viti në të cilin Shqipëria dhe shqiptarët do të përcaktojnë si të ardhmen më të mirë ëndrrën e vogëlushëve që lindin këtë vit.
Edhe njëherë gëzuar Pavarësinë, nder përjetë atyre që ranë për të fituar pavdekësinë, për lirinë, dinjitetin, pavarësinë e vendit”, tha Berisha


PRESIDENTI TOPI NE PALLATIN E BRIGADAVE: TE PERSOSET MODELI SHTETEROR

Me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë, presidenti i republikës, Bamir Topi, ka uruar të gjithë popullin shqiptar me anë të një konference të mbajtur në pallatin e brigadave.

Topi është shprehur se historia fatkeqe e popullit tonë, sidomos ajo e dekadave të fundit, nuk ka arritur të zbehë entuziazmin dhe forcën e popullit shqiptar.

“Sot hymë në vitin e 100 nga pavarësia e shtetit shqiptar dhe po festojmë ngjarjen më të rëndësishme për vendin tonë. Historia fatkeqe e dekadave të fundit nuk arriti të zbehi forcën dhe entuziazmin e popullit shqiptar, Shqipëria është e bekuar nga zoti dhe ka potenciale të mëdha” tha Topi. “Elita e më shumë se dy brezave emigruan, por Shqipëria ka ende një popull të ri dhe plotë energji.”

Topi foli edhe mbi gjendjen aktuale politike dhe kritikoi debatet politike të zhvilluara gjatë vitit, por e pa me optimizëm uljen në bisedime të palëve.

“Gjatë këtijë viti ka pasur shumë debate politike jo produktive, por tani palët janë ulur në bisedime. Duhet të mësojmë nga gabimet e së kaluarës, Duhet të punojmë për të përsosur modelin shtetëror. Vitin e ardhshëm duhet të marrim statusin kandidat” u shpreh Topi.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital