Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Turqi ka organizuar një pritje me rastin e festës së pavarësisë gjatë ditës së djeshme.

Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësues të ndryshëm të trupit diplomatik të akredituar në Turqi si dhe shumë autoritete të larta të politikës turke. Zv/kryeministri i Turqisë Recep Akdag, i cili ishte gjithashtu i pranishëm, në fjalën e mbajtur theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale midis Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe bashkepunimet në kuadër të Nato-s dhe në luften kunder terrorizmit.

Në këtë event performuan edhe dy përfaqesues të spikatur të diasporës shqiptare, artistë në piano dhe kontrabas të cilët janë pjese e trupit akademik të universiteve prestigjioze në Ankara. Në fjalën e mbajtur me rastin e festës kombëtare të 28 nëntorit, ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Gent Gazheli, falënderoi të pranishmit dhe vuri theksin te marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve.

"Zonja dhe zotërinj, miq dhe dashamires, ju falenderoj të gjitheve për praninë tuaj në këtë mbrëmje kaq kuptimplotë për shqiptarët dhe shqipfolësit kudo që janë. Ështe kënaqësi dhe privilegj të jem këtu mes jush në cilësinë e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në një vend mik si Turqia, për të festuar dhe uruar 28 nëntorin, ditën e pavaresisë”, tha ambasadori Gazheli.

[gallery]24940[/gallery]

s.k/shqiptarja.com