Pavionet  e spitaleve do
të kenë emrat e mjekëve

Pavionet  e spitaleve do<br />të kenë emrat e mjekëve
TIRANE - Pavionet e Spitalit Rajonal të qytetit të Vlorës do të kenë emrat e mjekëve të këtij qyteti, të cilët kanë kontribuar në ngritjen dhe përsosjen e shërbimit shëndetësor në spitalin e Vlorës. Ministri i Shëndetësisë Kosova në një takim të zhvilluar dje me mjekët e spitalit të Vlorës ka mirëpritur propozimin e kandidatit për deputet Ardian Kollozi.

Në lidhje me këtë propozim kreu i shëndetësisë u shpreh “E mbështes deri në fund z. Kollozi për propozimin që ka bërë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se mirënjohja. Që ne të gjithë së bashku të tregojmë mirënjohje për të gjithë ata, që ndërtuan shëndetësinë në Vlorë, sakrifikuan për të” u shpreh ministri Kosova.

Zhvillimet në sektorin shëndetësor dhe sfidat që e presin këtë sektor në të ardhmen ishin pjesë e një diskutimi shumë të gjerë me mjekë dhe infermierë në qarkun e Vlorës. Duke vlerësuar punën e shëndetësisë ndër breza, Kosova theksoi dhe një herë suksesin e një sistemi shëndetësor që perfeksionimin e arrin duke përsosur detajet.

“Është shumë e rëndësishme që të bëjmë mirë çdo ditë ato gjërat e vogla, në dukje të thjeshta pa neglizhuar asgjë. Vetëm kështu mund të arrijmë t’i ofrojmë qytetarit një shërbim të kualifikuar ti afrohemi standarteve europiane dhe të vendosim në qendër të sistemit pacientin. Kjo është dhe filozofia e punës sonë” u shpreh Ministri i Shëndetësisë.

Duke përmendur investimet serioze të bëra në fushën e shëndetesisë dhe buxhetin e saj Ministri i Shëndetësisë shtoi “Është investuar jo pak në aparatura dhe pajisje dhe teknologji të avancuar në fushën e shëndetësisë dhe ky është një aspekt i rëndësishëm.

Kemi ende shumë për të bërë që këto apartura të jenë sa me efiçente duke investuar në burime njerëzore”. Ministri i Shëndetësisë nuk la pa përmendur dhe disa nga rezultatet e kontrolleve të auditit kohët e fundit për sa i takon abuzimit me fondet e barnave, spitalore.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren