Pavlina Mani kthehet në
ekranin e filmit trille

Pavlina Mani kthehet në <br />ekranin e filmit trille
Mbas një shkëputje të gjatë është rikthyer në ekranin e kinemasë aktorja Pavlina Mani, e cila ka kohë që punon me regjisorin Paul Kurti për filmin “Right To Love” -“E drejta për të dashuruar”. Pas disa vlerësimeve që mori në Amerikë, filmi u dha në fillim të marsit edhe në Moskë, Rusi.

Në qendër të filmit është historia e një vajze me emrin Amina, një aktore çerkeze-myslimane, e cila shkon në New York me ambicie për të aktruar në Broadway. Ajo takohet dhe bie në dashuri me Tonin, një shqiptar-katolik. Familja e tij nuk e pranon dhe e kundërshton lidhjen për arsye të ndryshme. Regjisori Paul Kurti punon në Nju York, ku ka një komunitet të madh artistësh shqiptarë, me disa prej të cilëve ka punuar gjatë këtij filmi.

Duke filluar nga të talentuarit aktorin Shpend Xani, Luan Bexhetin, Ari Myrtajn, dhe aktoren e njohur Pavlina Mani, ai ka sjell në ekran një ide vizionare për publikun botëror. Filmi “Right To Love” (E drejta për të dashuruar”, megjithëse flet për një konflikt që nuk është i evidentueshëm në realitetin shqiptar, pati një sukses të jashtëzakonshëm në premierat në New York në dhjetor 2012 dhe janar 2013. “Kënaqësia më e madhe për mua është që kam punuar me aktoren e mrekullueshme Pavlina Mani”, thotë Paul Kurti, ndërkohë që tregon edhe për aktorët e njohur me origjinë shqiptare që jetojnë në Amerikë”.

Regjisori Kurti ka punuar me regjisorin dhe aktorin Shpend Xani gjatë xhirimeve të filmit. Për aktorin kryesor të filmit Shpend Xani, konflikti i ndasisë fetare, është thjesht për të dhënë një mesazh universal për dashuritë që tejkalojnë paragjykimet. Në këtë film spikasin edhe disa emra të rinj e të mëdhenj të kinemasë si Luan Bexheti, Theodore Bouloukos, Amina Zhaman që është edhe skenariste e filmit, Praq Rado, etj.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 26 mars 2013
(dhu.ha/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë