TIRANË - “Duke parë përpara” është motoja e kompanisë prestigjioze sllovene “Halcom” e cila ka mbërthyer edhe tregun shqiptar. Prej 9 vitesh kjo kompani operon në fushën e sistemeve elektronike bankare. Në kohën e revolucionit elektronik, “Halcom” e sheh si detyrim që të kursejë kohën për klientët, qofshin këta individë apo biznese. Zv/drejtori i Përgjithshëm i kompanisë sllovene “Halcom”, zoti Roman Pavlovic sqaron për mikrofonin e “A1 Report” avantazhet që ka ky biznes në Shqipëri, ndërsa garanton se për vitin 2015 do të vijnë risi të tjera për të thjeshtuar jetën e qytetarëve.

““Halcom” është shumë i kënaqur që po bën 10 vjet në Shqipëri dhe jemi të angazhuar që të paraqesim edhe shumë risi për tregun shqiptar për vitin 2015. Si fillim ne e pamë si mundësi faktin që Shqipëria u bë kandidate për Bashkimin Europian. Kështu mendoj se shumë nga alternativat që ne do të sjellim në tregun shqiptar do të jenë në përputhje me standardet e tregut europian si zhvillimet e teknologjisë celulare, ashtu edhe shërbimet që do të ofrohen. Pika tjetër që përbën avantazh për ne është fakti që akoma në Shqipëri shumica e transaksioneve bëhen “kesh”, dhe ne do të tentojmë që t’i kalojmë në transaksione elektronike. Njerëzit do të përfitojnë nga kjo pasi do të kenë kontrollin e transaksioneve, si dhe do të kursejnë kohe. Kjo do t’i vijë në ndihmë jo vetëm bankave, por edhe institucioneve shtetërore për të kontrolluar se çfarë ndodh. “Halcom” është i aftë dhe i gatshëm për të mbështetur institucionet shtetërore, bankat dhe klientët e bankave duke dhënë zgjidhje me anë të sistemeve të cilat përafrohen plotësisht me kërkesat e BE-së”, tha zv/drejtori i Përgjithshëm i kompanisë sllovene “Halcom” Roman Pavlovic.

“Halcom” ka qasjet më bashkëkohore në “Internet & Mobile Banking” për individët, SME-të dhe korporatat.
Këto shërbime “Halcom” i ka implementuar edhe në Kosovë.
Për “Halcom”, ekonomitë në zhvillim, industria e qëndrueshme financiare, popullsitë më të reja në Evropë, si dhe vendet me penetrimin më të lartë të “Smart Phone”, janë tregjet ideale.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO