Pazari i fotos Berisha- Cameron
qeveria dorëzon sot pagesën

Pazari i fotos Berisha- Cameron<br />qeveria dorëzon sot pagesën
TIRANE- Është parashikuar të bëhet sot pagesa në këmbim të fiksimit në foto të momentit të takimit mes kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe kryeministrit britanik David Cameron. Shkrepja u bë mesditën e 27 korrikut, ndërsa kryeministri ishte i ftuar në Pallatin Mbretëror për tu takuar me mbretëreshën Elisabet.

Nga shkëmbimi i e-maileve të zbuluara dje në gazetën Shqiptarja.com, qeveria shqiptare kishte pajtuar agjencinë "The Press Association" me qendër në Londër. për të fotografuar momentin e takimit Berisha- Cameron, në këmbim pagesa do të bëhej sot. Misioni është marrë përsipër nga Mal Berisha, i ngarkuari me punë në ambasadën Shqiptare në Londër.

Kryeministria nuk reagoi dje asnjë fjalë në lidhje  me blerjen e kësaj foto. I vetmi njoftim që u përcoll dje nga kryeministria ishte rekordi i ri me not që kreu i ekzekutivit, Sali Berisha kishte vendosur me veten e tij duke notuar për 144 minuta në ujrat e bregdetit të Dhërmiut.

E- MAILET
Të premten paradite, në orën 10.12, shtetasja londineze Gemma Deëhurst i nis një e-mail ambasadorit të Shqipërisë në Londër, Mal Berisha: "I dashur Mal, të lutem gjej bashkëngjitur imazhin PA-14131607 që të kam premtuar. Do të lidhemi të hënën për të konfirmuar përdorimin dhe pagesën. Gjithë të mirat, Gemma". Imazhi në fjalë është fotoja që fiksoi takimin mes kryeministrave dhe është një foto shumë e bukur. 11 orë më vonë, i ngarkuari me Punë në Londër, Mal Berisha i shkruan një email tjetër Emma Deëhurst me subjektin "konfirmimi": "E dashur Gemma, të lutem në nis me e-mail foton që kemi porositur (ishte Joana Papakostandini që sapo foli me ju në emër të ambasadës shqiptare në Londër". Unë jam i Ngarkuari me Punë i Shqipërisë. Të lutem nise menjëherë te adresa ime [email protected]. Ne do tju paguajmë të hënën (30 korrik) ashtu siç ratë dakort me zonjushën Papakostandini. Gjithë të mirat dhe faleminderit. Mal Berisha". Joana Papakostandini është sekretarja e tretë e ambasadës shqiptare, e cila pas dorëheqjes së ish-ambasadorit Zef Mazi, mëse një vit më parë ende nuk ka ambassador, por të ngarkuar me punë, zotin Mal Berisha, që shkoi atje me vendim të qeverisë në shkurt 2012.

Pas këtij letërkëmbimi online, fotoja është dërguar nga adresa e Mal berishës te adresa e dhëndërrit të kryeministrit, Jamarbër Malltezi dhe më pas në adresën e zëdhënëses së kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli. Pas kësaj kryeministria e shpërndau mbrëmjen e të premtes, bashkë me lajmin për bisedën e gjatë mes kryeministrave Cameron dhe Berisha në pallatin mbretëror. Por gabimisht, gjatë shpërndarjes së lajmit dhe fotos për takimin e shumëpritur me kryeministrin Cameron, zyra e shtypit pranë kryeministrisë nisi edhe bashkëbisedimin mes Mal Berishës dhe zonjushës londineze për të blerë në Londër një foto që shitet shumë shtrenjtë në Tiranë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit