Pazari i Korçës, kandidat për çmimin europian ‘Rinovimi i Projektit të Vitit’

Pazari i Korçës, kandidat për çmimin europian ‘Rinovimi i Projektit të Vitit’

Pamje nga Pazari i Koçës

Drejtori i Çmimeve të Zhvillimit të Europës ka njoftuar se Pazari i Korçës është nominuar në kategorinë e “Rinovimi i Projektit të Vitit”. Ai shkruan:

Jam i nderuar t’ju njoftoj se rivitalizimi i Pazarit të Vjetër të Korçës është nominuar për çmimet e Europës në Zhvillim në kategorinë “Rinovimi i projektit të vitit".

Drejtori i Çmimeve të Zhvillimit të Europës

Çmimet e Europës në Zhvillim organizohen nga një numer ekspertesh me bazë në Londër, i cili angazhohet në nxitjen e zhvillimit social dhe ekonomik të 23 vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore. Qëllimi i çmimeve është të nxjerrë në pah më të mirën e rajonit të CEE në një audiencë ndërkombëtare.

Hapi tjetër është që ata të zgjedhin fituesin. Fituesi do të njoftohet në Ceremoninë e Çmimeve në selinë kryesore te EBRD në Londër më 22 qershor.

Ne ju inkurajojmë që partnerët, bashkëpunëtorët, klientët, furnizuesit dhe miqtë tuaj të njohin nominimin tuaj – ju lutemi përdorni hashtag #EEAwards. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi ndonjë informacion të mëtejshëm, unë ose ata do të jenë të lumtur t’i përgjigjemi.

Drejtori i Çmimeve të Zhvillimit të Europës

Pazari i Vjetër i Korçës është objekt me vlera të hershme historike, kulturore dhe artistike. Karakterizohet nga ndërtesa në përgjithësisht një dhe dy katëshe, rrugica të ngushta e një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Në shekujt e kaluar pazari ka qenë vendi i shkëmbimeve të tregtarëve që vinin nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia.

Tregu me rreth 1.000 dyqane arriti kulmin e tij gjatë fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX. Në strukturën urbanistike të qytetit, pazari krijonte një ansambël më vete.

ë dy pjesët e pazarit që ndaheshin nga lumi lidheshin me ura të drunjta, ndërsa rruga kryesore që vinte nga qyteti, e kalonte lumin mbi një urë të gurtë me qemerë, sipër së cilës ngrihen dyqane. Pazari është djegur tre herë por është ndërtuar sërish. Tani pazari vazhdon të funksionojë njëlloj si më parë dhe ka vlera kulturore e monumentale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    5 Dhjetor, 08:50

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?



×

Lajmi i fundit

Me moton 'Për një jetë plot të mira', LUFRA ndërton laborator IT për nxënësit që nuk dëgjojnë

Me moton 'Për një jetë plot të mira', LUFRA ndërton laborator IT për nxënësit që nuk dëgjojnë