Rrugët e kalldrëmta gri të Pazarit të Krujës janë veçse kanavaca e qindra ngjyrave në çdo cep të tyre. Qilima shumëngjyrësh të punuar në tezgjah, zonja duararta që punojnë në makina qepëse, qëndismat e imëta në veshje popullore a në mbulesa dhe enë metali me gjithfarë formash.
‘Korridoret’ e pazarit gumëzhijnë nga turistët e shumtë që enden mes antikuarëve, suvenireve e punimeve artizanale, çdo ditë.
Pamjet janë ndarë nga kryeministri Rama në rrjetet sociale, si një përmbledhje e të gjitha këtyre momenteve.
“Mirëmëngjes dhe me Pazarin e Krujës, i gjallëruar çdo ditë nga vizitorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai krah videos.
Komente












