Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë
Edi Rama dhe Sali Berisha
Pazari për Reformën Zgjedhore mes Berishës dhe Ramës, tregon edhe një herë talljen e madhe që kjo dyshe ka bërë dhe po vijon të bëjë në vazhdimësi me demokratët dhe me qytetarët shqiptarë.
Nëse Rama është më i qartë në synimet e tij, duke dashur përballë një opozitë të izoluar, "non grata" dhe në halle personale me drejtësinë, pretendimet e Berishës janë edhe më të pakta se kaq: atij i mjafton të njihet si lider i opozitës, pavarësisht se Rama me këtë marrëveshje merr automatikisht mandatin e katërt qeverisës.
Jo vetëm kaq, por mbyllja e listave dhe loja me Edi Ramën, nxjerr në pah synimin e vërtetë të Berishës, i cili përgjatë tre viteve hodhi në erë të gjithë PD-në, duke e shkatërruar katërcipërisht, me synimin për të larguar Bashën si të shitur te Rama dhe për të rikthyer demokracinë e brendshme në PD.
Jo vetëm që Basha nuk paska qenë problem i PD, por po shihet qartë se Berisha është shndërruar në një pazarexhi të rëndomtë, që është i gatshëm ta japë pushtetin në tavolinë vetëm që listat të mos hapen dhe të mos i dalë nga duart autoriteti i tij për të përcaktuar deputetët e ardhshëm.
Me këtë marrëveshje nuk është bërë gjë tjetër vetëm se është vërtetuar tallja me demokratët që kanë shpresuar te vota, te primaret apo më keq akoma që kanë shpresuar se nëpërmjet rikthimit të koalicioneve do të kishin mundësi ta rrëzonin Edi Ramën dhe PS-në.
Në kushtet ku ndodhet sot PD dhe opozita, pas betejës së gjatë vëllavrasëse, rezultati që mori Basha në 2021 do duket spektakolar dhe fitore e madhe përballë asaj që e pret PD-në e Berishës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Futja në zgjedhje me lista të mbyllura nuk sjell asgjë për PD dhe demokratët. Synimi është të garantohet një grusht i vogël besnikësh që të mbajnë kultin e individit të Berishës gjallë, ndërsa pjesa tjetër të vijojë përpjekjet për demokraci poshtë Ballkonit deri në zgjedhjet e vitit 2029.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.7%
-
Pak
10%
-
Aspak
74.3%
Vota total: 140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
24 Janar, 15:45
-
Në rrezik vota e diasporës, PD: S'votojmë ndryshimet në Kod nëse nuk njihet votimi me ID të huaj! Berisha: Protesta në ambasada nëse s’votohet
24 Janar, 15:02
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Afera 'Partizani'/ Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’, GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës
24 Janar, 10:50
-
Primaret/ Plas në PD, Bujar Leskaj del kundër Berishës: Të gjithë drejtuesit e partisë në votë, ose të gjithë në lista të hapura! Kryetari: Garë, nëse do kandidojnë për deputet
24 Janar, 10:17
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
Mero Baze: Mënyra se si Berisha pret përfitime nga Trumpi është fundi i SHBA-ve në Shqipëri
24 Janar, 08:43
U vranè dhe u plagosèn plot shqiptarè mè 21 janar. Shkaku i protestès, video e hajdutèrisè sè Ilir Metès. 1 milionè vota, dhanè shqiptarèt pèr drejtèsi dhe "rilindje". Pas zgjedhjeve,,,Meta u bè president,,me ato 1 milionè votat qè u dhanè kundèr tij, sepse Rama tjetèrsojè vullnetin e shqiptarève tè shprehur me votè Mbas Metès,,erdhi pazari me Bashèn. Mbas Bashès, tani pèrsèri me Berishèn. Pèr karriken e Ramès,,,,po zbrazet Shqipèria. Unè e bèra reformèn nèdrejtèsi, thotè ky pazarexhi. Jo mo jo,,shko e tregoju fèmijève gjepura si kèto. E vetmja gjè pèr tè cilèn do mbahet mènd,,,janè vetèm paçavuret dhe korrupsioni e vjedhja e tè gjithè kabinetit qeverisès. Pèrgjegjèsia PERSONALE? Kjo qè ndodh sot me "reformèn e zgjedhjeve",,,èshtè pèrpjekja e radhès e pushtetit,,,pèr tè tjetèrsuar pèrsèri votèn shqiptare.
Përgjigju