Pazari për foton Berisha- Cameron
Braçe: Sali po turp a ke?

Pazari për foton Berisha- Cameron <br />Braçe: Sali po turp a ke?
TIRANE- “Sali, po turp a ke? po si ka mundësi të përdoresh paratë e shqiptarëve të varfër keshtu?”- ky është reagimi i nënkryetarit të Grupit parlamentar të PS-se, Erjon Braçe menjëherë pas publikimit të shkëmbimit të emaileve për blerjen e fotos së takimit të kryeministrit Berisha dhe homologut britanik Cameron në Buckingam Palace. Dokumentet u publikuan sot ekskluzivisht nga gazeta Shqiptarja.com.

“Sali Berisha do paguajë të hënën, me paratë e taksave tona, foton që u bë publike dje, ku është ai me kryeministrin e Britanisë Cameron!..Në një kohë kur po shkurton edhe shpenzimet për të pamundurit, para e tetraplegjike, të verbër, pensionistë, shpenzon para për pozat e tua idiote?! Ky është kulmi!”- shprehet më tej tepër i indinjuar deputeti socialist Braçe ndërsa nënvizon se disponon dokumente të tjera që dëshmojnë për shpenzime në miliona euro për imazhin e qeverisë “më antipopullore e më të korruptuar që ka patur ndonjeherë Shqiperia”

brace

“Për imazhin, lukun tënd qeverisës apo make up-in e një fytyre në gjak nga vrasjet e të zhubrosur nga lodhja në korrupsion! erdhi dita të përballemi, qindarkë më qindarkë. Boll e vodhe këtë popull deri në qindarkën e fundit....! per foto te tuat!”- mbyll deklaratën e tij të botuar sot në rrjetin social të facebook.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja