PBDSH kërkoi çregjistrimin e 'Bindjes Demokratike'/ Patozi: Betejë dhe shantazh i Bashës

PBDSH kërkoi çregjistrimin e 'Bindjes Demokratike'/ Patozi: Betejë dhe shantazh i Bashës

Partia 'Bindja Demokratike' ka reaguar pas kërkesës në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit të Partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar për ta çregjistruar nga zgjedhjet. Astrit Patozi shprehet se kjo është një luftë që po bën Lulzim Basha kundër partisë më të re opozitare. Ai thotë se për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, ndërsa për Lulzim Bashën kundërshtar është 'Bindja Demokratike'.

"Lulëzim Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër BINDJES DEMOKRATIKE, tanimë duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, për Lulzim Bashën kundërshtar është BINDJA DEMOKRATIKE, pasi, me sa duket, atë e shikon si rrezik për karriken e tij.

Përdorimi i disa klubeve me maska për të shantazhuar BINDJEN DEMOKRATIKE, që ajo të shmanget nga gara,  do të dështojnë ashtu siç dështoi edhe fushata qesharake e gjetjes së nënshkrimeve të parregullta, të cilat u mblodhën në një kohë rekord.

BINDJA DEMOKRATIKE vazhdon t'i qëndrojë vendimit të saj për të garuar në çdo bashki të vendit, përveç atyre ku mund të rikandidojnë bashkiakë të djathtë në detyrë ose kandidatë të pavarur. Ajo është në një aleancë të gjerë me demokratët shqiptarë në gjithë vendin, përveç Lulzim Bashës, i cili ndjehet më i kërcënuar nga BINDJA, se sa nga Edi Rama" thotë Patozi.

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ankimoi vendimin e KQZ për regjistrimin në zgjedhje të Bindjes Demokratike, me argumentin se është shkelur ligji me urdhër politik. Sipas tyre, KQZ ka marrë "urdhër politik", prandaj e regjistruan partinë e drejtuar nga Astrit Patozi, në kundërshtim të hapur me ligjin (lexo ketu).

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja