PD:42 ditë heshtje, faktet rëndojnë
më shumë sa më tepër kohë kalon
Koordinatorja për mediat e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi në konferencën e saj për shtyp i ka rikujtuar opinionit publik faktet, sipas institucionit që përfaqëson, mbi inkriminimin dhe dhunën në Parlament.
TIRANË - Koordinatorja për mediat e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi në konferencën e saj për shtyp i ka rikujtuar opinionit publik faktet, sipas institucionit që përfaqëson, mbi inkriminimin dhe dhunën në Parlament. Duke përmendur faktin se 42 ditë kanë kaluar nga akuzat e para mbi kryeministrin Rama dhe supozimeve të lidhjeve të këtij të fundit me krimin, Bardhi paralajmëroi se “faktet rëndojnë më shumë sa më shumë kohë kalon dhe sa më shumë thellohet papërgjegjshmëria e mosllogaridhënia e Kryeministrit”.
Duke i’u referuar rastit të deputetit Ndoka, Koordinatorja e PD, Bardhi ripërsërit akuzat ndaj këtij të fundit për precedentë penal në shtetin fqinj Itali dhe e cilëson si vegël të Kryemisnistrit Rama “për të shantazhuar opozitën, për ti mbyllur asaj gojën”. Këto “fakte” njihen, sipas sajë, prej 42 ditës nga të gjithë.
Më poshtë deklarata e plotë e Koordinatores për mediat e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi.“Çdo qytetar i vendit ka mësuar se Edi Rama i ka hapur dyert e Parlamentit, deputetëve me precedent penalë, si Arben Ndoka, i dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi.
Dhe çdo qytetar i vendit u bë dëshmitar i skenarit të Ramës, të goditjes dhe kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të opozitës, prej këtyre deputetëve.
Ka mesa duket një arsye të fortë, pse Edi Rama ka futur në parlament deputetë me të kaluar kriminale.
Për të shantazhuar opozitën, për ti mbyllur asaj gojën.
Por letrat janë hapur dhe tashmë gjithë publiku i di emrat, faktet provat.
Edi Rama hesht prej 42 ditësh, pavarësisht se ai është hartuesi i skenarëve të dhunës anti-opozitë. Pavarësisht se me firmën dhe vulën e tij gëzojnë sot mandatin dhe imunitetin e deputetit persona me precedent penalë.
Faktet e inkriminimit të Parlamentit nuk heshten dot, dhe pse hesht Edi Rama prej 42 ditësh.
Përkundrazi, faktet rëndojnë më shumë sa më shumë kohë kalon dhe sa më shumë thellohet papërgjegjshmëria e mosllogaridhënia e Kryeministrit.”
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 664
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Dëshmia e oficerit të shërbimit: Para Kongresit të 8-të, unë i çova Feçor Shehut një zarf sekret, që ma dha Mehmeti dhe më 16 dhjetor në darkë, ai erdhi te vila e kryeministrit…
22 Janar, 18:24
-
Egnatia firmos me ish-mbrojtësin e Partizanit, e rikthen në Superligë nga Koreja e Jugut
22 Janar, 18:23
-
Korreshi në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD! Balliu: Në listat e mbyllura të futen të rinj
22 Janar, 18:22
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
Departamenti i Shtetit anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA
22 Janar, 18:16
-
Chris Brown padit kompaninë Warner Bros për 480 milionë euro, shkak një dokumentar
22 Janar, 18:13
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë
22 Janar, 18:00
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47