PD akuza Veliajt: Mashtrove, i dhe leje projektit të Edmond Begos që devijoi rrjedhën e Lanës (VIDEO)

Partia Demokratike vazhdon me akuzat në drejtim të Bashkisë Tiranë, kryetarit Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, se kanë ndryshuar rrjedhën e lumit Lana për të favorizuar projektin e biznesmenit Edmond Bego, për të ndërtuar pallate. PD publikoi një video, ku sipas PD provohet se prona ku është planifikuar të ndërtohet kompleksi rezidencial me pallate nga Bego. Video është marrë nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa dhe Gazmend Bardhi, ekspert për Cështjet Ligjore në Partinë Demokratike, thanë se Veliaj mashtroi kur tha se nuk ka patur projekt për ndërtim pallatesh tek Unaza e Re. Në pamje është plani vendor i Tiranës si edhe një leje për të ndërtuar në zonën e etiketuar si TR/228, që sipas PD është zona ku biznesmeni Edmond Bego do të ndërtojë një kompleks pallatesh me vlerë 60 milionë euro.

Pjesë nga deklarata e Ina Zhupës:

 Sot do t’ju provojmë me dokumenta zyrtarë se Erion Veliaj ka mashtruar dhe se bashkia e tij e ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për këtë projekt.   Materiali video është autentik, i marrë nga sistemi elektronik i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Në sistem prona që detyroi Edi Ramën dhe Erion Veliajn të ndryshojnë Planin Urbanistik të Tiranës dhe projektin për Lumin Lanë pranë zonës së Unazës së Re rezulton se ka kaluar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi. Pas miratimit të fazës së parë, pajisja me leje ndërtimi e projektit 60 milionë euro që devijoi lumen e Lanës është vetëm formalitet. Erion Veliaj nuk mund ta mbulojë këtë të vërtetë me asnjë mashtrim, propagandë apo me blerje mediash. Sistemi nxjerr zbuluar mashtrimin e Erion Veliajt se gjoja në atë truall nuk ka asnjë projekt për ndërtim pallatesh.  Kjo është arsyeja e vërtetë pse ai hesht dhe nuk u shpjegon qytetarëve të Tiranës pse ai ndryshoi Planin Urbanistik të Tiranës dhe rrjedhën e Lumit Lana.

Video e publikuar nga PD

Deklarata e Gazmend Bardhit, këshilltar ligjor i PD

Ndryshimi i Lumit të Lanës për të favorizuar një projekt rezidencial luksoz 60 milionë euro, nuk është afera e vetme e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës. Në 3 vjet ai ka ndryshuar strukturën e të gjithë qytetit që t’i përshtatet projektit politik të Edi Ramës: shndërrimin e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista. E nisi karrierën si kryetar bashkie me projektin mafioz të plehrave, që i mori jetën 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, krim ky ende i pazbardhur. Një drejtësi e pavarur do të zbulonte se në këtë projekt janë përfshirë individë të lidhur me familjen e Erion Veliajt.

Në 3 vjet, lavatriçja e pastrimit të parave ka punuar me lejet e ndërtimit të firmosur nga Erion Veliaj për të zhdukur trashëgiminë e qytetit dhe për ta zëvendësuar atë me kulla. Kullë 40 kate tek ETC-ja, kullë 30 kate pas Hotel Tiranës, kullë 21 kate pas Sahatit, kullë 28 kate, Syri i Tiranës në qendër të kryeqytetit, kullë prapa Presidencës, kullë në ish bllok, kulla tek parku i Liqenit, kullë tek hotel Dajti, kullë 24 kate tek ish Muzeu i Shkencave të Natyrës.  Siç mashtroi qytetarët e Tiranës se gjatë mandatit të tij do të kishte zero ndërtime në kryeqytetet, njësoj po mashtron edhe sot Erion Veliaj se nuk ekziston projekti 60 milionë euro.  i cili e detyroi Kryetarin e Bashkisë së Tiranës të ndryshojë Planin Urbanistik dhe projektin për Lumin e Lanës. Mashtrimi, propaganda dhe presioni ndaj mediave nuk e mbulojnë dot të vërtetën se Plani Urbanistik i Tiranës dhe Projekti i Lanës u ndryshua me firmat e çiftit më të korruptuar të politikanëve në Europë, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Kohës së përdorimit të kryeqytetit si lavatriçe e pastrimit të parave të pista po i vjen fundi!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë