PD akuza Veliajt: Mashtrove për
minimumin jetik kundër varfërisë

PD akuza Veliajt: Mashtrove për<br />minimumin jetik kundër varfërisë
Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj kandidatit të majtë për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj, në lidhje me periudhën kur ai mbante detyrën e Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Sipas përfaqësueses së PD  Eleina Qirici, premtimi i Erion Veliajt për “Përllogaritje me shpejtësi e minimum jetik, si hapi i parë për të luftuar varfërinë dhe krijuar mundësi integrimi të kategorive në nevojë”, rezultoi një mashtrim.

Për PD nuk është llogaritur asnjëherë minimumi jetik për të luftuar varfërinë dhe Erion Veliaj si ministër përgjegjës për këtë, nuk e mbajti fjalën.

 “Ai kishte në dispozicion plot 40% të buxhetit të shtetit por përsëri nuk punoi as një ditë të vetme për të realizuar këtë gjë. Erioni PREMTOI, por i pati vetëm fjale dhe i MASHTROI të gjithë shqiptarëtSot njerëzit në nevojë ndihen të MASHTRUAR nga papagalli i Edi Ramës që vetëm flet, por nuk REALIZON asnjë punë. Njerëzit në nevojë po gjejnë si rrugëdalje vetëm eksodin e tmerrshëm që e kishim harruar prej 25 vitesh”, thotë Qirici.

Sipas PD, është koha të përballemi me faktet, e jo mashtrimet.

Prej tre javësh Partia Demokratike deklaron ato që i cilëson premtime të thyera dhe mashtrime të ish-Ministrit Veliaj.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm