Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar studimin e fundit të "Numbeo", ku sipas saj është tregues që Tirana është kryeqyteti më i ndotur në Europë dhe për këtë ka bërë fajtor të drejtpërdrejtë kryebashkiakun Erion Veliaj.
"Ajri i Tiranës, burim kanceri për qytetarët! Tirana, kryeqyteti më i ndotur në Europë! Kryebashkiaku i vdekjeve, mashtron çdo ditë në tv me gjoja pemë të reja, ndërkohë që mbjell kulla.
Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Europës!
Në 4 vite mandat ka betonizuar qytetin duke ja kaluar edhe 11 viteve të Edi Rames, nga sipërfaqja e betonit. Planifikon masaker urbane duke shkatërruar cdo hapësire të gjelbër, për ta shndërruar në kullë, duke filluar nga hapësirat e liqenit artificial. Ka miratuar më shumë se 780 leje ndërtimi, ku 80% e tyre janë për ndërtesa mbi 13 kate. Edhe rezultati është i matshëm, ajri më i ndotur në Europë.
Pemët propagandistike me ndonjë artist të sponsorizuar me paratë e bashkisë nuk mbulojnë dot dëmin që shkakton betonizimi i tejskashëm i kryeqytetit. Situata pritet të përkeqësohet nëse realizohen planet e bandës Rama-Veliaj, për kullat te teatri, kulla te biblioteka kombëtare, kullat te garda e republikës, kullat te teatri i kukullave!! Jo vetem vjedhin, plackisin pronën publike, pastrojnë paratë e pista por na rrezikojnë edhe jetën me betonizimin ekstrem të qytetit dhe ndotjen kancerogjene që shkaktojn", shkruan Zhupa.
Komente











Po,po se kur ishit juve ne qeveri ja kaluam dhe gjermanise per pasterti,,si nuk i mallkon zoti keta plehra.....
PërgjigjuNese eshte i ndotur sot, merre me mend se si ka qene ne vitet e PD. PD e ngritur dhe mbajtur me shpellare per ca vite e beri dhe Tiranen shpelle cubash e hajdutesh.
PërgjigjuI mbyti gjelozia këta të mjerët e rrugaqët e pd
Përgjigju