PD akuzon kandidatin e Librazhdit:
Sajoi dëme, u dha para të afërmve

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, në një deklaratë për mediat ka akuzuar kandidatin e majtë për bashkinë e Librazhdit, Kastriot Gurra, se në periudhën që drejtonte komunën e Qukësit u ka bërë shumë favore të afërmve të tijë.

Ai ka bërë publike listën e personave që kanë përfituar nga Gurra, i cili sipas tij ka “shpikur” përmbytje për tu dhënë miliona para të afërmve të tij.

Në krye të listës që ai paraqiti ishte babai i kandidatit për bashkinë e Librazhdit, i cili me “arsye fiktiveka”, -siç i ka quajtur Bumçi, ka përfituar miliona para, e më tej lista vijon me të tjerë të afërm të tij.  
 
“Rekord të kandidatit të qeverisë për Librazhdin. Kur ishte kryetar i komunës Qukës dhe miliona e miliona fonde për të afërmit e tij, kryesisht gruan, duke shpikur përmbytje. Kryeson listën Halit Gurra, banai i Kastriotit , arsye rreshjet, më tej i dyti është xhaxhai i tij , e më tej kushërinjtë. Realiteti i të gjitha këtyre raste është fiktiv
Qytetarët e Librazhdit e dinë mirë se çfarë u ka servirur qeveria dhe në 21 qershorë do të votojnë drejtimin e duhur për punë dhe dinjitet
”, -tha Boçi.

lucano boci

Deklarata e plote e Lucano Bocit

Edi Rama prezantoi në Librazhd kandidatin e tij dhe të Taulantit dhe i thuri atij lavde në një shfaqje të ekzagjeruar mediatike. Mburrjet e Ramës për kandidatin, në fakt janë pjesë e teatrit të tij, pasi e vërteta qëndron krejt ndryshe.

Po i tregojmë sot publikut, vetëm një rekord të kandidatit të qeverisë për Librazhdin, çka tregon, dëshmon qartë, se çfarë është në gjendje të bëjë ky person kur ka pushtet

Kur ishte kryetar i këshillit të komunës Qukës, Kastriot Gurra, dha miliona e miliona fonde për të afërmit e tij, kryesisht njerëzit më të ngushtë të gruas, duke sajuar përmbytje ose dëme natyrore fiktive.

Ne kemi këtu listën nepotike, një listë që nga ana nepotike thyen rekordet kombëtare të dëmshpërblimit të afërmve të tij, me miliona e miliona lekë të taksave të shqiptarëve.

Hasan Gurra: shpërblimi 10 milionë, lloji i fatkeqësisë reshje, realiteti është fiktiv – lidhja babai.

Lefter Gurra: shpërblimi 5 milionë, lloji i fatkeqësisë reshje, realiteti është fiktiv - xhaxhai

Nami Gjymenga: shpërblimi 14 milionë, lloji i fatkeqësisë rrëshqitje, realiteti është fiktiv - burri i kushërirës

Muharrem Gurra: shpërblimi 5 milionë, lloji i fatkeqësisë dëborë, realiteti është fiktiv - kushëri

Mersin Gega: shpërblimi 25 milionë,  lloji i fatkeqësisë rrëshqitje, realiteti është fiktiv - daja i dhëndrit

Haki Gega: shpërblimi 15 milionë, lloji i fatkeqësisë rrëshqitje, realiteti është fiktiv - daja i dhëndrit

Hasan Gega: shpërblimi 25 milionë,  lloji i fatkeqësisë rrëshqitje, realiteti është fiktiv, shpërblyer 2 herë daja i dhëndrit

Shaban Gega: shpërblimi 18 milionë,  lloji i fatkeqësisë rrëshqitje, realiteti është fiktiv shpërblyer 2 herë daja i dhëndrit

Eduard Vlashi: shpërblimi 5 milionë,  lloji i fatkeqësisë  rrëshqitje, realiteti është fiktiv kushëri i dhëndrit

Kur si kryetar i këshillit të komunës, kandidati i Ramës dhe Taulantit ka këto rekorde e këto përvoja, mendoni se çfarë bën ky person po t’i japësh më shumë pushtet.

Qytetarët e Librazhdit e dinë mirë se çfarë u ka servirur qeveria dhe do të dinë ta bëjnë ndryshimin më 21 qershor, duke refuzuar modelin e abuzimit, e duke votuar për punë e dinjitet.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A