Sali Berisha kërkon të përfitojë nga protesta qytetare për “Zvërnecin” për të krijuar një qeveri teknike, të cilën nuk e arriti dot as pas 8 protestave anti-qeveritare të opozitës që ai udhëheq.

Pasi ka mallkuar në ditët e para të protestës duke mbrojtur investimin e familje Trump në Zvërnec, Berisha papritur e ka ndryshuar qëndrimin. Tani insiston të mbështesë kërkesën e artikuluar nga protesta, por për ta shfrytëzuar dhe për tu futur në qeveri teknike, që do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama

“Për një zgjidhje të vetme politike, ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen, të plotësojë kërkesat e përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare dhe të krijohet një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri ”, tha sot Berisha.

Në një sqarim të gjatë në rrjetin social, ai përpiqet të rreshtojë kauzat e përbashkëta me demonstruesit të partisë që ai udhëheq. Por në fakt në asnjë nga mitingjet partiake të thirrura prej tij gjatë viteve të fundit nuk është përmendur kurrë as Zvërneci, as Sazani. As çështjen e Rrjollit që është një tjetër plan investimi afër një zone të mbrojtur.

Madje duke dashur të radhitet si përkrahësi kryesor i lëvizjes qytetare, Berisha thotë se PD do të mbështesë investimet e huaja, siç është në fakt dhe resorti që dëshiron të ndërtojë familja e Ivanka Trump në Zvërnec. Ndër reshta, kreu i PD-së, as nuk përpiqet të premtojë se nëse vjen në pushtet do e ndalonte një investim të tillë. Por shprehet se historia e Zvërnecit për të cilin protestuesit kanë hyrë në javën e dytë të protestave te Kryeministria, lidhet vetëm me mungesën e transparencës nga Edi Rama.

“Partia Demokratike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë kundër investimeve të huaja në Shqipëri. Ajo i ka mirëpritur dhe do t'i mirëpresë ato me kushtin e vetëm dhe të panegociueshëm që të bëhen në përputhje të plotë me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare. PD është e bindur se shkaku më themelor i protestës qëndron tek mungesa totale e transparencës nga Edi Rama në rastin e Zvërnecit ”, thotë Berisha në reagim.

Sali Berisha tani jo vetëm që duhet ta sponsorizon protesta për interesa partiake, por po përpiqet të përfitojë nga aksioni i rinisë duke shpresuar që mund të arrijnë në një qeveri teknike ku ai dhe jo demonstruesit duhet të jenë pjesë.