PD, Basha: Emërimet në polici
janë bërë kundër ligjit të policisë

PD, Basha: Emërimet në polici<br />janë bërë kundër ligjit të policisë
TIRANË - Partia Demokratike me anë të kreut të saj, Lulzim Basha dhe deputetit, Arben Ristani ka dalë kundër, duke denoncuar emërimet e reja të bëra në Policinë e Shtetit. “Siç kemi parë sot, emërime në kupolën e policisë së shtetit, persona që nuk plotësojnë asnjë kusht të ligjit të Policisë së Shtetit, por plotësojnë disa kritere të tjera, që është dhunimi i Partisë Demokratike”, deklaroi Basha, duke iu referuar emërimeve të bëra nga ministri, Sajmir Tahiri.

Ndërkaq, deputeti Ristani ka denoncuar emërimet duke dhënë fakte, sipas tij, që rëndojnë ndaj të emëruarve.

“Emërimi në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të Artan Didit, është një shpërblim i pastër politik për vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2001 të kryedhunuesit të opozitës së asaj kohe. Ky emërim është në kundërshtim të plotë me ligjin “Për Policinë e Shtetit”, pasi zoti Didi nuk përmbush asnjë nga kriteret e përcaktuara në ligjin për Policinë e Shtetit”, tha Ristani.

Sipas tij, “Didi nuk ka mbaruar Akademinë e Rendit Publik që është detyrim i pakapërcyeshëm ligjor”. “Didi, nuk ka shërbyer për një periudhe kohe 3-vjeçare në gradën Drejtues i parë pasi është larguar me gradën kryekomisar. Nuk plotëson kriterin e detyrueshëm për 16 vjet pune në polici në 20 vitet e fundit”, tha Ristani.

Ish-zv/ministri i Brendshëm, Arben Ristani deklaroi se edhe emërimi i dy zv/drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë është në kundërshtim me ligjin “Për Policinë e Shtetit”, pasi nuk plotësojnë kriteret e detyrueshme të nenit 24, Ligjit për Policinë e Shtetit, pasi nuk kanë shërbyer tre vjet me gradën drejtues i parë. Gjithashtu, zoti Bizhga është me masën disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 1 vit”.

Për Ristanin, edhe ripranimet dhe emërimet në detyrë të Niko Brahimaj, Neritan Nallbati, Shaban Nexhi, Edmond Targaj, Perlat Cullhaj janë kryer në kundërshtim me ligjin “Për Policinë e Shtetit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë