PD bën 'hero' Emiljano Nuhun në arrati: Arrestimi i Rexhep Rrajës, triumf i ish-oficerit

PD bën 'hero' Emiljano Nuhun në arrati: Arrestimi i Rexhep Rrajës, triumf i ish-oficerit

Emiljano Nuhu, ish-oficeri në arrati

Partia Demokratike, arrestimin e Rexhep Rrajës për dhunën e ushtruar ndaj ish të dashurës, Xhisiela Maloku, ia faturon si sukses ish-oficerit që braktisi detyrën, Emiljano Nuhu. Në një deklaratë, deputeti demokrat, Ervin Salianji thotë se arrestimi i 25-vjeçarit diskrediton Rilindjen, ndërsa nuk i kursen akuzat ndaj prokurorisë që e quan vasale të kryeministrit Edi Rama.

Me një status në “Facebook”, Salianji shprehet se "padrejtësia më e madhe ajo që qytetarët e ndjejne përditë është përdorimi i pushtetit politik për të vjedhur, grabitur, korruptuar dhe përdhunuar shoqërinë për një grusht fëlliqësirash që sot më e pakta duhet ta mbyllnin gojën me kapak pusete".

POSTIMI I SALIANJIT:
Triumfi i Nuhut, poshtërimi i Ramës.

Arrestimi i sotëm i djalit të deputetit legjitimon akuzat e policit Nuhu, e diskrediton Rilindjen, vendos prokurorinë në pozitat e vasalit të Ramës, përdor arrestimin për shoë propagandistik 3 muaj pas ngjarjes. Shteti sot ka dy modele, heroin Nuhu që me koston e përballjes me mafien shtetërore dhe dhunën e eprorëve ndërmori një akt thuajse sublim, ku në emër të së drejtës u largua nga familja dhe profesioni në emër të drejtësisë së munguar.

Sot arrestimi i djalit të deputetit e legjitimoi kauzën e tij, për tre muaj ndërhyrja e deputetëve të Ramës ka bërë që një bandit të lihet i lirë deri në momentin e sakrificës së një polici dhe pasi opozita e zbardh ngjarjen. Arresti i sotëm është vetëm një pjesë e padrejtësisë, padrejtësia më e madhe ajo që qytetarët e ndjejnë përditë është përdorimi i pushtetit politik për të vjedhur, grabitur, korruptuar dhe përdhunuar shoqërinë për një grusht fëlliqësirash që sot më e pakta duhet ta mbyllnin gojën me kapak pusete.

Sot falë insistimit dhe dokumentimit të plotë Nuhu ka arritur të faktojë para publikut ngjarjen, sot Opozita ka faktuar që qeveria ka përdorur çdo mjet për të mbyllur këtë aferë. Sot të gjithë e shohin koston e përballjes me mafien. Mafia lëshon ushtarët e vegjël si fillim!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Report VT: 01/10/2018 06:19

    Si do tjetersohen FAKTET QE te dale I palagur RRAHJA( BABE E BIR ).SI DO MARRE CERTIFIKATE LAVDERIMI POLICIA QE ARRATIS NJEREZIT E NDERSHEM DHE PROFESIONISTE .SI NUK NDESHKON FATMIR XHAFA MAFIOZET POR ESHTE I LIDHUR E MIK ME KRYEMAFIAN ITALIANE .

    Përgjigju
  • Konjak: 30/09/2018 22:27

    More zoteri ,nxjeria ne sken e ketij problemi,a nuk eshte oficeri Nuhu.Pse nuk e zgjidhi policia problemin.Atehere i bie qe heronj te jen ata qe kerkojne te tjetrsojne dhunuesin.Ne se Amerika e mer seriozisht vendosien e drejtesise ;atehere ju trazivacet do ta kerkoni -vrimen e miut- 5 miljon evro.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat