Mbledhja është cilësuar si teknike e ka pasur si objekt diskutimi disa elementë krucialë të përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme për PD që kanë të bëjnë me ngritjen e shtabeve elektorale në të 12 qarqet e vendit, në të gjitha rrethet e në të gjitha qendrat e votimit, ku në përbërje do kenë të deleguarit e kryesisë së PD, deputetët aktualë dhe krerët vendorë të PD, kandidatët potenciale për të qënë në lista, anëtarët e Këshillit Kombëtar, zv.ministra dhe ministra si dhe drejtorë drejtorish që për tetë vite kanë përfituar poste nga prania e PD në pushtet.
Njëherësh një ndër diskutimet më të rëndësishme ka qënë dhe evidentimi i elektoratit e shtimi i konntakteve me zonat problematike për PD, të cilat nuk ofrojnë një rezultat të dukshëm në zgjedhjet e 23 qershorit dhe kanë shënuar rënie kryesisht në zgjedhjet vendore.
Bëhet fjalë për rënien e interesit për PD në qarkun e Vlorës, në atë të Beratit, të Lezhës, në qarkun e Dibrës, por dhe në qarqet e tjera, si në Shkodër apo Elbasan, ku PD ka pasur ngritje në të gjitha palët e zgjedhjeve, ndërsa tashmë janë shfaqur shumë pakënaqësi jo vetëm për shkak mos mbajtjes së premtimeve për investime, jo vetëm për shkak të konsumimit të pushtetit por dhe për shkak të përplasjeve të brendshme si në qarkun e Lezhës apo të Vlorës, ku zgjedhja e drejtuesve ka qënë një mollë sherri mes rivalëve.
Me disa plotësime të vogla Berisha nuk ka ndryshuar delegimet, pavarësisht se për disa qarqe ka pasur kërkesa nga anëtarët e kryesisë. Ndërkohë që elementi më i rëndësishëm në mbledhjen e djeshme të Berishës me krerët e grupeve të punës në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e 23 qershorit ka qënë dorëzimi i listave të kandidatëve për komisionerë të PD në ZAZ-të rajonale në të gjithë vendin. Berisha për tërë këtë kohë deri në afatin ligjor përfundimtar në të cilin do të dërgohen në KQZ, sëbashku me ekspertët e tij të zgjedhjeve dhe njerëzit më të besuar do t’i kalojë të gjithë në “filtër” duke bërë kontrollin rast pas rasti për besueshmërinë e çdo komisioneri vendor.
Berisha ka shfaqur shenja të theksuara mosbesimi ndaj përzgjedhjes së komisionerëve me argumentin se ekzistonte frika për joshjen e tyre nga PS duke kërkuar në mëtë mënyrë komisionerë me të vërtetë kamikazë. “Ishte e tëra, një aspekt teknik organizimi. Kryekëput për Tiranën dhe për të gjitha degët e tjera. Natyrisht në epiqendër ishte programi i përdorur për fi toren e Tiranës në vitin 2011, si programi që përmbysi murin e Bashkisë dhe që do të shembë dhe numrin e bllokimit”, ka qënë deklarata e shkurtër e kreut të mazhorancës Berisha, menjëherë pasi ka dalë nga takimi me grupet e punës në 12 qarqet për zgjedhjet e 23 qershorit që zgjati më shumë se dy orë. Njëherësh, në vijim dhe të një takimi tjetër të paradisa javëve me grupet e punës, Berisha ka kërkuar zbritjen e deputetëve në bazë për të kërkuar bashkë me shtabet elektorale derë më derë votën për PD. Njëherësh kreu i PD ka kërkuar që të merren masat për pasqyrimin e suksesit të qeverisjes në bazë.
(sg/shqiptarja. com)