PD: Blendi Gonxhe 8 tendera me vlerë 1.7 mln euro për luks, një ditë do të përgjigjet para drejtësisë

TIRANE-Partia Demokratike akuzon drejtorin e Transportit Rrugor se është kampion i abuzimeve dhe luksit.

Zëdhënësja e selisë blu Ina Zhupa  deklaroi se kur qytetarët ishin të mbyllur në shtëpi, kur bizneset u mbyllën dhe mijëra njerëz humbën punën, Blendi Gonxhe zhvilloi 8 tendera për fasadat e godinave dhe riskintruksione zyrash.

Zhupa vijon më tej duke thënë se janë rreth 1.7 milionë euro të shpenzuara për luks nga Blendi Gonxhe.

"Qeveria e Edi Ramës nuk do t’ia dijë për qytetarët, pavarësisht vështirësive që ata kanë. Bie tërmet? Tenderat zhvatës nuk ndalojnë. Goditemi nga pandemia, bizneset mbyllen, mbi 120 mijë vende pune zhduken? Tenderat për fasada vazhdojnë si të mos ketë ndodhur asgjë.

Shembulli më tipik i shpërfilljes së hallit të qytetarëve dhe abuzimit me paratë në kohën më të keqe për ta është drejtori i transportit rrugor, Blendi Gonxhe. Ai është modeli i zyrtarit të kësaj qeverie që shpik tendera dhe përqendron çdo fond në duart e veta, duke abuzuar dhe duke i çuar paratë për fasada dhe luks në zyrat e veta.

Prej një viti e gjysëm në detyrën e Drejtorit të Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhja ka tenderuar rreth 8 milion euro, pjesën më të madhe të të cilave vetëm për fasada dhe rikonstruksione zyrash.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Blendi Gonxhe nuk i ka ndalur tenderat e fasadave dhe luksit as në kulmin e pandemisë.

Kur qytetarët ishin të mbyllur në shtëpi, kur bizneset u mbyllën dhe mijëra njerez humbën punën, Blendi Gonxhe ka zhvilluar 8 tendera për fasadat e godinave dhe riskintruksione zyrash.

Janë rreth 1.7 milionë euro të shpenzuara për luks nga Blendi Gonxhe, kur bizneset në karantinë detyroheshin të paguanin faturat afrofe të ujit dhe dritave, që qeverisë së Edi Ramës të mos i mungonin paratë për luks. 

Nëse prokuroria do të bënte detyrën dhe do t’i hetonte këto tendera, do të gjente abuzime dhe shkelje ligji. Do të gjente se shumica është me garë fiktive, se fituesi është i paracaktuar dhe shpesh me ofertën më të lartë.

Më herët, Partia Demokratike ka bërë publike të dhëna dhe dokumenta zyrtarë që provojnë se Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, në konflikt interesi me postin që mban, ka përfituar për kompaninë e tij private të transporteve, mbi 220 milionë lekë para publike.

Prokuroria heshti për këtë skemë vjedhjeve, njësoj siç hesht dhe për skemën gjigande të korrupsionit me patentat, të denoncuar vazhdimisht nga qytetarët dhe media.

Tenderat abuzivë për fasada dhe luks zyrash në kohë pandemie, përfitimi në konflikt të hapur interesi dhe në shkelje e ligjit e 220 milionë lekëve me kompaninë private, tregojnë babëzinë e kësaj qeverie dhe të drejtorëve të saj si  Blendi Gonxhe.

Miqësia me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun mund ta shpëtojë tani, por shkeljet janë aty dhe një ditë do të përgjigjet para drejtësisë" akuzoi Zhupa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ham Gam: 24/08/2020 17:48

    Vetem hani nuk u ngopet me “ mjalte” qe hane pulat e derdhet me shumice ne Lane... po late nam o rruspije po keni fakte shkoni beni denoncim ne prokurori

    Përgjigju
  • venera: 24/08/2020 17:00

    PA SHIH KUSH FLET PER KORRUPSION,,,,,PARTIA ME E SHK*RDHYER QE E COI SHQIPERINE NE MJERIM,,,,SI NUK KENI TURP E DILNI NE TV,,,,NJEREZ PA MORAL E DINJITET,,,A ISHTE PD PERGJEGJESE PER PIRAMIDAT ,,3 MILIARD $ VJEDHJE E LEKEVE TE SHQIPTAREVE,,GERDECIN ME 26 TE VRARE,,,4 TE VRARE NE BULEVARD,,2000 TE VRARE NE 1997,,AFEREN E 300.MILION TE RRUGES TE KUKESIT,,,SHITJEN E DETIT,,VJEDHJE NE TENDERA PA FUND...

    Përgjigju
  • Taulant: 24/08/2020 16:55

    Ne kohen tuaj dhe te LSI-se o shurrdhese duhej te zije rradhen qe ne 5 te mengjesit per te kryer pune ate dite, perndryshe seksere te brendshem te jashtem te shisnin 100 numrat qe terhiqnin ne mengjes me para'. Sot realiteti eshte krejt ndryshe, ka pasterti, rregull dhe nuk humbet dy dite pune per nje procedure idiote ne sportelet e DPTSHRR-se. Nese ka investuar 1.7 Milion Euro ne keto qe quan luks, ate "luks" e ka prekur edhe qytetari i thjeshte qe rrinte si qen me ore te tera ne pritje ne diell a ne te ftohte dhe e trajtohej si lango nga punonjesit e institucionit. Nje dokument apo nenshkrim te mungonte t'i hidhnin dokumentat fytyres dhe duhet te filloje procedurat e pritjes dhe mbarimit te puneve edhe dy dite te tjera. Te njejtat fytyra jane perseri sot ne pjesen me te madhe neper ato sportele, por te pergjigjen deri me nje dhe te japin zgjidhje problemit, nuk te percjellin me ngritje supesh apo arrogance. Ju sulmoni aty ku puna e qeverise shkelqen me shume, ndaj jeni shume te pabesueshem.

    Përgjigju
  • maloku: 24/08/2020 15:40

    si u pergjigjt ju edhe kta moj cara mia

    Përgjigju
  • eli: 24/08/2020 15:13

    Pse nje dite moj veremlie?!Sot.Shko denoncoje dhe o e ha ai ose e ha ti.

    Përgjigju
  • meri: 24/08/2020 13:57

    Kesaj lloji politike i ka ikur moda,neqofese jeni e sigurt per ato qe thoni,beni denancim...,dhe mos lehni si qen rrugesh:

    Përgjigju
  • Kasemi: 24/08/2020 13:39

    Ina Shurra

    Përgjigju
    • Haha: 24/08/2020 17:46

      E ben be breke?

  • Ilo: 24/08/2020 13:27

    Mire do benit por deri tani s'kemi pare asgje me nje fjale drejtesia ka bere mune dhe kam frike se keshtu do vazhdojme, llafe dhe lufte politike gojore pafund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja