PD, Bogdani: Rama mohon
çdo investim dhe ndryshim

PD, Bogdani: Rama mohon<br />
çdo investim dhe ndryshim
TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me banorët e fshatrave të Elbasanit. Duke i quajtur trillime akuzat e kryesocialistit, Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani tha se “në Belsh, u lëshua trillimi i radhës, duke u bazuar në platformën ‘akuzo, mashtro, moho’”
 
Duke përmendur investimet e bëra në shkolla, rrugë dhe qendra shëndetësore gjatë këtyre viteve në qarkun e Elbasanit, Bogdani tha se Rama mohon çdo investim, pasi sipas tij “nuk ka ndodhur asnjë ndryshim për mirë, asgjë nuk mund të thuhet se është bërë në këto katër vjet”.
 
“Është e qartë se Edi Rama i ngujuar në autobusin e tij nuk e ka idenë, nuk pranon realitetin që jetojnë qytetarët çdo ditë. Rama në rolin e atij që ka sy e nuk shikon ka vesh dhe nuk dëgjon i beson vetëm realitetin që krijon vet dhe që nuk ekziston. Qytetarët janë ata që krijojnë ndryshimin dhe zhvillimin. Ata e shohin dhe mund ta prekin zhvillimin. Qytetarët e ndjejnë dallimin në Elbasan”, tha Bogdani.
 
Deputeti i PD-së tha se “në 4 vitet e fundit, janë ndërtuar qindra km rrugë, Fierzë-Kosovë, Belsh-Fierzë, Mollas-Selitë-Frashër, Kuçovë-Belsh-Cërrik, Librazhd Qendër Stude Loti 1,2,3, dhe tani është duke u përfunduar autostrada Tiranë–Elbasan”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN