Ky fjalim në cilësinë e anëtarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës dhe anëtarit të grupit të PPE-së në AP e KiE-së.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga PD, Bylykbashi ka bërë një kronologji dhe krahasim të situatës zgjedhor në vitin 2009 me atë të zgjedjeve të vitit 2013. Ai ka theksuar se "në 2009, ODIHR-i arriti në përfundimin se nuk kishte asnjë provë për manipulim dhe numërim të parregullt. Për fat të keq kjo nuk mund të thuhet për zgjedhjet e 2013".
FJALA E OERD BYLYKBASHIT NË KIE
Më 23 qershor, Shqipëria zhvilloi zgjedhjet parlamentare. Pavarësisht, përfundimeve të nxjerra nga OSBE / ODIHR, që zgjedhjet e vitit 2009 përmbushën shumicën e angazhimeve të OSBE-së, zhvillimet që pasuan me zgjedhjet e vitit 2009, kthyen zgjedhjet e qershorit në një standard politik për Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.
Pavarësisht këtij përfundimi, kreu i Partisë Socialiste, refuzoi të njohë humbjen dhe përshkallëzoi tensionin politik në vend. Për fat të keq, këto zhvillime polarizuan ambientin politik, në të cilën u mbajtën zgjedhjet e qershorit.
Megjithatë, duhet të theksohet se këto zgjedhje ishin të paraprira nga një tjetër reformë zgjedhore konsensuale.
Udhëheqja e drejtuar nga Partia Demokratike, ashtu siç ishte zotuar, përmbushi të gjitha detyrimet e saj për përgatitjen e zgjedhjeve. Megjithatë, pjesa më e madhe e përgatitjeve është në duart e administratës zgjedhore, e cila është e kontrolluar në mënyrë të barabartë në menyrë bi-partizane nga mazhoranca dhe opozita.
Ndaj, edhe vullneti i mirë politik nga opozita është parësor për zhvillimin e suksesshëm.
Fatkeqesisht KQZ-ja u pengua vazhdimisht nga anëtarët e Partisë Socialiste, të emëruar në KQZ-në. Sipas udhëzimit politik, të tre anëtarët e propozuar nga opozita në KQZ, dhanë dorëheqje. Ky ishte qëllimi i bllokimit të KQZ-së në marrjen e vendimeve me shumicë të cilësuar, të nevojshme për përgatitjen e zgjedhjeve dhe gjykimin e ankesave pas zgjedhjeve. Pavarësisht këtij bllokimi, KQZ-ja dhe institucionet e tjera, arritën të përgatisin dhe të kryejnë me sukses zgjedhjet.
Partia Socialiste aplikoi taktikën e prishjes së kuorumit, për të mos bërë të bundur që KQZ-ja të hetojë efektivisht gjykimin e ankesave të subjekteve zgjedhore. Duhet të theksohet, se shumica e ankesave ishin kundër Partisë Socialiste. Kjo pengoi subjektet elektorale të parashtrojnë në mënyrë të efekshme ankesat e tyre. Vendimet gjyqësore njëanshëm dhe me standard të dyfishtë nuk kanë adresuar këto çështje.
Gjithsesi në një zonë zgjedhore ishte e mundur të hetohet manipulimi shumë serioz gjatë në numerimit dhe tabelat. Hetimi zbuloi se Partia Socialiste kishte marrë 1200 vota nga Partia Demokratike. Kjo i kishte dhënë PS-së një mandat shtesë që arrinte në 84 vende të nevojshme për miratimin e ligjeve në Parlament. Vendimi përfundimtar i ktheu mandatin përsëri Partinë Demokratike, duke i hequr PS-së shumicën e cilësuar.
Duhet të theksohet se në 2009, ODIHR-i arriti në përfundimin se nuk kishte asnjë provë për manipulim dhe numërim të parregullt. Për fat të keq kjo nuk mund të thuhet për zgjedhjet e 2013.
Problemi kryesor është Partia Socialiste futi në pozicione fituese kandidatët të cilët kishin probleme me drejtësinë. Këta kandidatë kanë përdorur presionin mbi administraten zgjedhore, dhe rasti i mësiperm është shembull. Raporti dëshmon se përveç të tjerave, janë përdorur mjete/para të paligjshme dhe financime nga kandidatët e koalicionit të majtë.
Masa të shumta duhet të ndërmerren, duke përfshirë edhe ndjekjen penale, për të sjellë autorët e krimit para drejtësisë dhe t’i japin fund të këtyre shkeljeve të papranueshme ndaj ligjit dhe standardeve.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)