Deputeti i PD Eduard Halimi, në një dalje për mediat denoncoi Kryeministrin Edi Rama pasi sipas tij po hesh përpara fakteve dhe provave për të shkuarën kriminale të deputetit Ndoka.
Sipas Halimit deputeti Ndoka është shpallur fajtor dhe është dënuar për akuzat në fjalë, ndërsa opozita sipas opozitës kryeministri nuk duhet të heshtë, duke shtuar se kjo nuk ndodh në asnjë vend të Europës.
“Mbarë opinion publik është njohur me provat e pakontestueshme, me dosjen e plotë penale të deputetit të Edi Ramës, Arben Ndoka, të dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe për heqje me forcë të lirisë së tjetrit. Çdo shqiptar është i tronditur nga këto fakte. Dhe çdo shqiptar është edhe më shumë i tronditur nga fakti se; Edi Rama hesht. Edi Rama kërkoi 8 ditë më parë një emër. Kërkoi dhe fakte. Tani ai i ka edhe emrin dhe faktet, por hesht, bën të paditurin. Ne e kontestuam kur spostoi 2 gra, por atëherë Rama qepi gojen para opinionit publik. A ka ndonjë kryeministër në botën euroatlantike që hesht dhe fshihet kur faktohet se deputetët e tij kanë qënë të lidhur me boten e krimit te organizuar? Pse nuk u flet qyetatareve të vet, atyre 1 milionëve që ua ka kërkuar dhe marrë votat? Pse nuk u flet partnerëve ndërkombetare, ambasadorëve, por i fshihet faktit se ai me firmën e vet ka sjelle në parlament botën e krimit? Deputeti Ndoka është shpallur fajtor dhe është dënuar për akuza shumë të rënda.” tha deputeti Halimi
Deputeti i PD vijoi më tej me akuzat ndaj kryeministrit duke u shprehur se ai është fajtor pasi sipas PD ka sjellë në parlament elementë kriminalë.
“Por fajtor është vetëshpallur tashmë Edi Rama, me heshtjen e tij, dhe gjendet nën akuzën e eleminimit nga lista të dy kandidateve gra për t’i hapur rrugë me cdo kusht hyrjes në parlament të personit me precedent të rëndë penalë. Fajtor është Edi Rama sepse me anë të këtyre deputetëve me të shkuar kriminale, ai godet dhe kërcënon me jetë përfaqësuesit e opozitës.Eshtë fajtor Edi Rama se për hir të aleancës me botën e errët të krimit, ai po kërkon të kapë dhe drejtësinë për ti shërbyer deri në fund banditëve rreth tij dhe aktivitetit të tyre të paligjshëm. Dhe Edi Rama do ta marrë dënimin nga qytetarët e vendit për kriminalizimin që i ka bërë dhe po i bën shtetit dhe parlamentit.” tha Halimi
Partia Demokratike prej ditësh vijon akuzat ndaj deputetit Arben Ndoka, sipas PD për të shkuarën e tij kriminale, ndërsa kanë dorëzuar në Prokurori edhe kallëzim penal ndaj tij dhe deputetit Piro Lutaj për dhunën e ushtruar ndaj demokratit Gent Strazimiri.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)