Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku në një prononcim për Report Tv për situatën e përmbytjeve në autostradë deklaroi se shkak kryesor i gjendjes janë palmat, projekt të cilin e cilësoi si idiot.

Prononcimi i Kreshnik Çollakut
Kjo është një situatë që në Tiranë dhe në Shqipëri nuk është surprizë, por po përsëritet në disa vite. Duhet të analizohen fenomenet për t’i parandaluar. Nuk kam parë asnjë situatë parandaluese apo përpjekje gjatë periudhave normale në bashki, shpresoj që ta kenë bërë, por ne nuk e kemi parë. Përveç rrugëve të Tiranës që po përmbyten, por situata më e rëndë është në autostradë.

Po hiqen palmat dhe po mblidhen pishat, a përben kjo një precedent për situata të tilla?
Është një aks i një sigurie kombëtare që paralizon furnizimin me energji, aeroportin dhe kjo flasim për përmbytjen e autostradës ku nuk bëhet për dëme materiale po jetë njerëzish. Qindra njerëz janë bllokuar.

Me projektin idiot të mbledhjes së palmave janë bllokuar kanalet kulluese të ujit dhe bllokimi i tyre është faktori kryesor që shkakton bllokimin e autostradës. Kjo marrëzi shtohet, pasi tani do të zëvendësohen me pisha 2.5 mln euro në gjurmët e zgjerimit të autostradës, vetëm për një vit.

Po flas si një qytetar, jetën e rrezikojnë demokratë dhe socialistë. Sonte është vonë, por nesër do të paraqes një kërkesë që të pezullohet zëvendësimi i palmave me pishat, pasi përvec se janë një aferë, por janë rrezik për njerëzit. Para një jave shumica bleu dy mandate në këshill për të zëvendësuar palmat me pishat, 2.5 mln euro. Sot në aeroport është mbajtur me dorë regjistrimi i udhëtarëve dhe kjo është cështje sigurie.

dy.b/shqiptarja.com