
QSUT ka konfirmuar se një pjesë e suvasë në tavanin e Pediatrisë ka rënë, por fatmirësisht nuk ka fëmijët të dëmtuar. Në reagimin zyrtar, njoftohet se një grup ekspertësh ka nisur hetimet për të vlerësuar shkaqet e incidentit dhe marrjen e masave.
"Një incident ka ndodhur sot paradite në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve 1 në QSUNT, në pavionin ekzistues, si pasojë e shkëputjes së një pjese suvaje nga tavani i një dhome.Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime. Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUNT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme", QSUT.
Lajmi kryesor:
Denoncimi i PD: Bie tavani i pediatrisë në Tiranë! QSUT: S'ka fëmijë të dëmtuar, kanë nisur hetimet












