TIRANË - Partia Demokratike denoncoi dje (10 dhjetor)se kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi i vendosur në masën arrest shtëpiak, ka thyer këtë masë dhe ka shkuar në bashki për të ushtruar detyrën. Selia blu pretendon se i akuzuari për tre vepra penale, kryebashkiaku socialist Byberi, edhe pse prej muajit Shtator në arrest shtëpie për shpërdorim të 2,8 mln euro, “më 6 Dhjetor është paraqitur në zyrën e tij për të bërë takim me administratën e Bashkisë”.
I kontaktuar nga Report Tv, avokati Artan Laze, që është përfaqësuesi ligjor i Byberit thekson se kryebashkiaku i Tropojës ka qenë i detyruar të paraqitet për të përmbushur detyrimin ligjor.
Sipas avokatit Artan Laze nuk ka thyerje masë për Rexhë Byberin pasi duke qene se vazhdon detyrën, dhe nuk është pezulluar nga ushtrimi i saj, ne funksion te zbatimit te detyrës ka qene i detyruar te paraqitet ne zyre për të përmbushur detyrimin e tij ligjor për kalimin e buxhetit të Bashkisë Tropojë.
Për këtë arsye Bashkia e Tropojës ka kërkuar leje ne organin procedues qe te lejohet kryetari i bashkisë të kryej procedurat ne 6 dhjetor për kalimin e projektbuxhetit.
Kjo leje është miratuar nga organi procedues dhe Byberi është paraqitur, pasi mosparaqitja e tij do të sillte pasojë bllokimin e fondeve dhe pagave për muajin dhjetor 2024 dhe buxhetin 2025.
Sot ka qene një seancë për marrjen e informacioneve 2 mujore por u shty për një date tjetër me qëllim njohjen e palëve me veprimet e prokurorisë për këtë periudhë.
Byberi u la në "arrest shtëpie nga GJKKO më 9 Shtator, me kërkesë të SPAK.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.7%
-
Pak
12.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 947
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha në Fier, prezanton kandidatët: Koalicioni Euroatlantik krah SPAK-ut për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit
22 Mars, 14:21
-
Shanset e partive të vogla për mandate në zgjedhjet e 11 majit
22 Mars, 10:52
-
Kujtim Gjuzi: Berisha vuri 44 emra të 'Sorosit' në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit
21 Mars, 21:15
-
Del parashikimi i Belo Këlliçit, vjen nga Uashingtoni lajmi i ‘mirë’ që prisnim për Berishën në mes të marsit
21 Mars, 20:21
-
Basha nga Kamza: Raporti i DASH konfirmon se korrupsioni pengon zhvillimin e Shqipërisë, më 11 maj nuk duam riciklim, por ndryshim të vërtetë
21 Mars, 20:13
-
DASH publikon raportin e ri për trafikun ndërkombëtar të narkotikëve: Grupet shqiptare luajnë rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare
21 Mars, 19:52
-
Raporti i ri i DASH fundos Sali Berishën: Inkriminimi i ish-kryeministrit, sukses i SPAK! I pandehur për ‘Partizanin’, pasuroi familjen! Stafi i Trump nuk harron as shpalljen ‘non grata’
21 Mars, 18:18
-
Dosja 'Gërdeci'/ Beqiri: E lënë në heshtje, vrasja e Kosta Trebickës s’ishte aksidentale, e vrau Berisha! Një prokurore brenda SPAK i jep informacione Këlliçit
21 Mars, 17:57
-
Çudira në Durrës/ Mbikalimi brenda oborrit të shkollës por jashtë funksionit! Banorët në protestë bashkë me kandidaten e PD-së
21 Mars, 16:13
-
Berisha justifikohet pasi kandidoi për deputet kushëririn e Elvis Roshit: S'është argument se ka lidhje gjaku, s’ka mëkat! Rama po keqpërdor ‘Lul Bravën’
21 Mars, 16:04
-
'Koalicioni i PD, i pamoralshëm'/ Analisti Daci: Berisha ka përfshirë subjekte që i cilësonte armiq! Bëhet më i dobët përballë Ramës! Ja strategjia e Bardhit
21 Mars, 15:03
-
Denoncimi i Bardhit: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! SPAK të ndëshkojë krimet zgjedhore
21 Mars, 13:08