PD denoncon me emra: Anëtarët e bandës së Agron Xhafajt zotërojnë 2 kompani bastesh në Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku në një konferencë për media denoncuan atë që e quajnë aferë të qeverisë me lojërat e fatit.

Duke iu referuar vendimit të gjykatës italiane për të dënuar vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agronit si pjesëtar të një organizate kriminale në Itali, Alibeaj përmendi edhe emrat e Besnik e Gramoz Muratajt.

Ai tha se ata rezultojnë të dënuar në Itali dhe i etiketoi si pjestarë të bandës së Agron Xhafajt. Por pavarësisht kësaj tha Alibeaj ligji antimafia nuk ka vepruar për këta dy persona, që rezultojnë të jenë pronarë të dy kompanive të basteve në Shqipëri.

“Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj janë sot pronarë të dy kompanive të basteve dhe njera prej tyre është ndër më të njohurat dhe shfaqet me disa emra. Për këtë dy të dënuar duhet të kishte vepruar ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Deri tani ligji nuk ka vepruar sepse anëtarët e bandës së Agron Xhafaj është vetë, fasada që fsheh pronësinë relae të Agron Xhafajt mbi këtë kompani: Ekoped, etj. nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të fatmir Xhafajt, për 5 vjet ka shumëfishuar aktivitetin në tregun e bixhozit. "

Enkelejd Alibeaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Renea e XHAFES.: 14/09/2018 17:16

    Shtetin e kane KAPUR TAHIRAMETA DHE DAKOXHAFAJRUCI .E KEQJA I KA MARRE KEMBET SHTETIT .KUR DO TE SHPERTHEJE URAGANI MAFIOZ E DI VETEM DONALD LU QE NA ZHGENJEU NA PERRALLISI NE STILIN SOCIALIST DHE IKU I LUMTUR .

    Përgjigju
  • Sifi: 14/09/2018 17:13

    Me Alibehsin do bej haher PD ? Ky eshte nipi i kriminal nelut Isa Toskes ,dhe flet per vllain e Xhafes , kur vellai i ketij eshte arrestuar per krime ne Gjermani . Ju nuk krijoni besim ne popull ,me njerez qe u sherbyen krimit dhe shkaterruan drejtesine ne emerime gjygjtaresh dhe prokuroresh te korruptuar qe pi dalin nga patrimi me vetingun . PD me kete pari qe ka eshte e deshtuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja