PD: Depoja e QSUT me ilaçe të skaduara/ Manastirliu mohon akuzat: Kemi shmangur stokun

Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia përmes një deklarate për mediat akuzoi sot se në farmacinë qendrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” 93 % e ilaçeve janë të skaduara, sepse ‘Ogerta Manastirliu i shërben mafias së Ilaçeve’.  Ai shtoi se ‘QSUT është përdorur si kosh plehrash për të pastruar depot e disa kompanive private, duke u kursyer qindra milionë lekë për asgjësimin e ilaçeve të skaduara’.

Pas akuzave reagoi ministrja e Shëndetësisë, e cila u shpreh se në farmacinë e QSUT, nuk ka ilaçe të skaduara, ndërsa përsa i përket barnave të skaduara të akumuluara prej viteve 2009 e në vijim, në magazinat e QSUT, Ogerta Manastirliu theksoi se është hapur procedura e asgjësimit të tyre nga institucioni përgjegjës, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Çdo medikament merret në dorëzim nga një grup verifikimi, hyn në farmaci sipas një sistemi të dixhitalizuar dhe dorëzohet në shërbime, i kontrolluar nga ekipet përgjegjëse. Sa i përket barnave të skaduara të akumuluara prej viteve 2009 e në vijim, në magazinat e QSUT, është hapur procedura e asgjësimit të tyre nga insitucioni përgjegjës, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Nëpërmjet marrëveshjes kuadër të bërë për herë të parë në vitin 2018, ne kemi siguruar blerjen e barnave sipas sasive të kërkuara nga spitalet, duke shmangur edhe stokun edhe skadencat dhe duke mundësuar që spitalet të kenë hapësira të zgjedhin dhe të përdorin barnat, në sasitë që u nevojiten. Ky është fakt!

Ogerta Manastirliu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025