PD dhe LSI dërgojnë emrat e komsionerëve! KQZ: Nuk janë regjistruar, presim vendimin e Kolegjit Zgjedhor (VIDEO)

Ditën e sotme Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dërguar listat me komisionerë pranë KZAZ-ve të qarqeve, pasi siç parashikon Kodi Zgjedhor sot është afati i fundit për dorëzimin e tyre.

Në disa KZAZ listat e komisionerëve të dy partive opozitare nuk janë pranuar duke qenë se ato nuk janë regjistruar në garë si subjekt zgjedhor për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndërsa në disa qendra të tjera ato janë pranuar formalisht por do duhet të pritet vendimin i Kolegjit Zgjedhor për të marrë një vendim për regjistrimin e tyre.

Procesi është shoqëruar me përplasje në disa qarqe të vendit, duke qenë se përfaqësuesit e opozitës kanë hasur në kundërshtimin e atyre të KZAZ.

Në Gjirokastër KZAZ me nr.78 ka refuzuar të regjistrojë listat e komsionerëve të PD dhe LSI të cilat janë paraqitur nga kreu i PD në Gjirokastër, Dash Aliko, duke sjellë edhe një përplasje mes tyre.

Ndërsa në KZAZ në Shkodër, përfaqësuesit e PD dhe LSI kanë hedhur akuza në drejtim të KZAZ duke thënë se asnjë përfaqësues i tyre nuk është ndodhur në zyra.

"Sot së bashku me PD, pra LSI dhe PD kanë ardhur të dorëzojnë komisionerët, por nuk kemi gjetur asnjë përfaqësues. Të jeni të sigurtë se LSI dhe PD do ndjekin hapat ligjorë deri në Kolegj Zgjedhor. Zyra është marrë në dorëzim para 4-5 ditësh por askush nuk ka qenë në zyrë. kemi ardhur të sjellim listën e komisionerëve por askush nuk është në zyrë", u shprehën përfaqësuesit e PD dhe LSI.

Ata kanë arritur të dorëzojnë listat pranë sekretarisë së KZAZ. E njëjta procedurë është kryer edhe në disa qarqe të vendit por sipas KQZ kjo nuk përkthehet në regjistrim të anëtarëve të komisionerëve të opozitës pasi lidhur me këtë do të duhet të pritet vendimi i Kolegjit Zgjedhor, pas ankimimit që PD dhe LSI kanë paraqitur tre ditë më parë.

Sipas KQZ, fakti që në disa KZAZ, si ajo në Shkodër janë pranuar listat e komisionerëve të PD dhe LSI është thjesht procedurë! Sipas tyre KZAZ-të kanë të drejtë të protokollojnë çdo listë apo kërkesë, por kjo nuk do të thotë që kanë pranuar regjistrimin e tyre! Deri në vendimin e Kolegjit Zgjedhor, KQZ nuk do të regjistrojë listat e PD dhe LSI-së për Komisionerë në KZAZ.

Vendimi i datës 23 Maj i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me numër 657 për mosregjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve për PD dhe LSI ka bërë që subjektet politike t'i drejtohen Kolegjit Zgjedhor pranë gjykatës së Apelit Tiranë, duke kërkuar shfuqizimin e  këtij vendimi. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peoples: 31/05/2019 15:11

    Dash Aliko politikan?Kjo do te thot te besh profesor ne fakultetin e veterinarise ne universiten bujqesor ne Kamze nje GOMAR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia