PD dhe LSI gënjejnë nga halli

PD dhe LSI gënjejnë nga halli

Pak ditë më parë, lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në përfundim të një mbledhjeje të partisë, njoftoi vendin mbarë se “pas pak orësh” arrestohej kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Tri ditë më pas, Sali Berisha shpall se 613 kilogramë kokainë të sekuestruara në Durrës më 2018 janë shitur në Itali nga Policia. Sot kryetarja e LSI Monika Kryemadhi njoftoi se në fund të muajit maj do të ketë zgjedhje parlamentare të parakohshme. Është pa fund lista e gënjeshtrave që kjo opozitë i përsërit çdo ditë popullit.

Gënjeshtra është bërë pjesë integrale e propagandës së tyre, në atë pikë, sa që asnjë nuk është më në gjendje të kuptojë nëse të paktën diçka nga këto që thonë është e vërtetë. Natyrisht, kjo dëmton rëndë besueshmërinë e kësaj opozite. Problemi nuk ka të bëjë me militantët, që besojnë në mënyrë të verbër çfarëdo shpikjeje të liderëve të tyre. Por militantët janë një pakicë në vend. Në rast se opozita shpreson të zgjerojë numrin e mbështetësve të saj dhe të transformojë tubimet e partisë në një revoltë të vërtetë popullore, ka vetëm një rrugë që duhet të ndjekë: të rreshtë së gënjyeri dhe të rifitojë besueshmëri. Por, nëse liderët e saj nuk e bëjnë këtë, kjo vjen ngaqë ndoshta e kanë kuptuar se pa gënjyer do të rrëzoheshin edhe shumë arsye për të cilat protestojnë. Me pak fjalë, gënjejnë nga halli.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 02/03/2019 20:12

    O konjak po nga trut konjak je ? Po kush po lavdëron edi pallën ? Po saliu jot a është kriminel a është e vërtet ? Po xeni sy peshkaqeni që shetit botën e bën jet prall ku i gjen lekët ? Se xeni ska kap pun me dor as 1 dit sështë e vërtet. Po fatmir mediu i ka duart me gjak s'është e vërtet ? O konjak i skaduar mos u mer me njërëz të diskretituar.

    Përgjigju
  • Kolona: 02/03/2019 13:12

    Saliu Mona dhe Lulia gënjeshtrën e kanë në gjak. Mashtrojnë ata që u vene nga pas se me të i kanë ushqyer. Paguajnë për krime se skane asgjë me djerse. Njerëzit i luten Zotit ata i luten SPIUNAZHIT, se aty i kanë shpresat6

    Përgjigju
  • Kolona: 02/03/2019 12:42

    Gënjeshtra dhe shpifja janë dy shtyllat e politikës së PD dhe Lsi sepse ata që u shkojnë nga mbrapa skane sy e veshë por gjytrymsh vene pas tyre. Ato duan konflikt luftë civile dhe me të të mbulojnë pisllëqet e tyre të viteve

    Përgjigju
  • Burgu, Frika, Pasuria: 02/03/2019 11:59

    Po, po, Burgu, Frika, Pasuria, jane trinomi qe mund te prodhojne cdo teori per destabilizim te shqiperise. Do kisha shume deshire te kishte nje skuader qe te bente eliminimin fizik te ketyre fytyave qe nuk kan rreshtuar asnje dite se beri keq per shqiptaret. Eshte faji i ketyre qe Shqiperia ende nuk ka nje shtet te forte, dhe nuk ka nje shtet qe shtetasit e vet ta duan. Keto fytyra gjithmone kane ndertuar nje shtet qe te vjedhe shtetasit e vet dhe ti marrin leket vete nepermjet marifeteve. Ju kujtoj Bllokun e atij qe sot eshte sot President. Sa turp qe ai rri akoma aty. Ai duhet te jete pas hekurave!

    Përgjigju
  • Konjak: 02/03/2019 09:50

    Zpterinj te nderuar ,ja te shohim ,genjen opozita -apo genjejne e mashtrojne kundershtaret dhe perkrahesit e tyre,per interesa .Thon se ,ekonomia ne shqiperi eshte per tok ;ju mund te pohoni te kunderten .Thone se ,tek deputetet e majt dhene qeverisie ka njerez te implikuar me krimin ;ju mund te provoni te kunderten .Thon se ,nga papunesia dhe varferia ,iken rreth 350000 mije shqipetar ,nga syte kembet ,per 4 vjetet e fundit ;ju mund te provoni te kunderten .Thon se ne vitin 013 ,kishte nj apo 10 fshatera ,problematike me kultivim e trasport droge ,kurse per 4 vjetet e fundit u mbush 100% e vendit , me kultivim dhe trasport droge ;ju mundet ta pergenjeshtron kete fakt .Thone se ,per keto 4 vjet ,jane vrar mbi 70 te rinj dhe jane burgosur mbi 4 mije shqipetar ne evrope ;a nuk eshte e vertet .Thone se largohen nga vendi edhe intelektuale me pune te mira ,ku marin nga 700-800 evro ne muaj ,nga pasiguria ,ku te vret tjetri sikur te jesh lepur ;edhe kete nuk e shikoni .Thone se :nje milione e pesqind mije shqipetar marin vetem 3 evro ne dite ,kush mund te jetoje me kete ekonomi? ;edhe per kete genjejn . Thon e thon e c'nuk thon !Por ju ,nuk shikoni e nuk degjoni ,sepse ju ka zene syte ,ekonomia dhe garancia -te mbeshtetur nga pushteti .Doni me per opziten .Askush nuk eshte armik per tjeterin , -sic digjojme-, por makuteria e qeverisieve ,na detyron te jemi te ashper me to .

    Përgjigju
    • Sokol.Mi: 02/03/2019 16:42

      Konjak. Thone se paske pi shume,por une besoj se fajin e ka tastiera qe simbolet nderrojne vend vazhdimisht.

  • Robshi: 02/03/2019 09:28

    1 nga aksiomat e politikë bërjes në glob është: hallet e cdo vendi vijnë ose zgjidhen nga çfarë thotë bën sillet opozita...prandaj edhe hallet tona nga sjelljet e opozitës vijnë...Ju të shqiptares dhe piccckes se zezë dhe nderkomnetaret e keni kapur filmin...personalisht mendoj që opozita kot lodhet se sipas logjikës fajet i ka opozita se ajo i krijon hallet i bie që opozita është në pushtet ka ekzekutivin legjislativin dhe gjyqësorin duke zbatuar politikat e saj destruktive nëpërmjet këtyre pushteteve na ka sjellë në këtë ditë...pastaj çfarë i kërkoni ramës prisni nuk ka shkopin magjik sbehen punet ashtu duroni dhe nja 10 vjet pastaj e merr pushtetin dhe bëhet opozitë dhe i zgjidh ai...beeeeeeeeee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja