PD: Djalit të Leskajt "iu fal" tenderi
MT: Ishte i hapur dhe konform ligjit

PD: Djalit të Leskajt MT: Ishte i hapur dhe konform ligjit">
TIRANE - Ministria e Transportit ka reaguar ndaj akuzës së Partisë Demokratike se djali i nënkryetares së Kuvendit ka marrë me tender për 25 vjet hekurudhën Fier-Ballsh-Vlorë pa respektuar rregullat e garës. Dikasteri i drejtuar nga Edmond Haxhinasto duke i cilësuar akuzat keqinformuese, thotë se tenderi i zhvilluar ka qenë i hapur dhe në përputhje me ligjin e prokurimeve publike.

“Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë botimin për ftesën për ofertë në datën 8 qershor deri në datë 30 korrik 2015, rreth 50 ditë. Ndërsa fituese u shpall oferta e vetme, që erdhi nga bashkimi i kompanive “ALB STAR” shpk dhe “Matrix Construction” shpk”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Transporteve.

Më herët Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë me koncesion hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë djalit të nënkryetares së Kuvendit Valentina Leskaj, përmes një tenderi fiktiv pa garë. Deputetja e Vlorës Liljana Elmazi në një deklaratë nga selia blu, tha se tenderët publik po shkojnë për miqtë e kryeministrit për të ndarë bashkë fitimet. 


Të dhënat për këtë konçesion:
 
Rehabilitimi i segmentit hekurudhor Fier – Ballsh dhe Ballsh - Vlorë do të jepet me konçesion për një periudhe prej 25 vjetësh, brenda së cilës do të përfshihen: Periudha për rehabilitimin e segmenteve hekurudhore dhe periudha e operimit.
Investimi parashikon rinovimin e linjës dhe investime për mirëmbajtje dhe mjedisin. Pas shqyrtimit të Draft Studimit të Fizibilitetit, me Urdhër Ministri 54, 10 Prill 2015, është miratuar studimi i fizibilitetit “Për dhënien me konçension të segmentit hekurudhor Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë”.
  1. Në datë 18 Maj 2015, Komisioni i Dhënies së Konçensionit, i paraqet Ministrit relacionin e hartimit të Dokumentave Standarde të Procedurës Konkurruese, në zbatim të Ligjit 125/2013 dhe VKM 575/2013; dhe vendimin e datës 19 Maj 2015 për miratimin e këtyre dokumentave.
  2.  Me shkresë Nr. Prot. 3178, datë 2 Qershor 2015, MTI i dërgon për botim ftesën për ofertë Agjencisë së Prokurimit Publik.
  3. Agjencia e Prokurimit Publik bën botimin e ftesës për ofertë në Buletinin e Njoftimeve Publike Nr. 22, datë 8 Qershor 2015, që mund të shihet në  https://www.app.gov.al/ep/2015_Arkiva_e_Buletineve.aspx .
  4. Në datë 30 Korrik 2015, ora 15:00, Komisioni i Dhënies së Konçensionit hap ofertat për projektin, ku rezultonte vetëm një ofertë.
  5. Në datë 26 Gusht 2015, ora 11:00, Komisioni i Dhënies së Konçensionit  konstatoi se në sistemin elektornik të prokurimit kishte vetëm një ofertë, nga Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “ALB-STAR” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k. Në përfundim të vlerësimit të përpuethshmërisë me Dokumentat Standarte të Konkurimit rezultoi se Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive përmbushte kapacitetet dhe kualifikohet për fazën e mëtejshme.
  6. Me vendim të datës 31 Gusht 2015, Komisioni i Dhënies së Koncensionit, pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i operatorëve “Alb-Star” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k., konstatoi se:
·        Koha e zbatimit te punimeve   46 muaj
·        Vlera e investimit                    1,394,569,680 lekë (infrastrukturë)
   742,000,000 lekë (pajisje) 
·        Vlera e “Fee koncesionare”      është 2.2% . Aktualisht, palët janë në fazë negocimi të kontratës koncensionare.


Deklaratë e deputetes Liliana Elmazi:
 
Edi Rama ka vendosur t’i japë mikut dhe donatorit të tij, djalit të Valentina Leskajt, një ekskluzivitet qeveritar, për 25 vite.
Hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë.

Çdo mall që do transportohet për 25 vite, çdo pasagjer që do udhëtojë për 25 vite në këtë linjë, do paguajë paratë tek biznesmeni Arian Leskaj, mik i vjetër i Bashkisë së Edi Ramës, djali i nënkryetares së Kuvendit.
 
Ky koncesion është bërë pa transparencë, pa garë, pa asnjë njoftim.
 
Kemi të bëjmë me një biznes miliona eurosh në vit, duke ditur se në hekurudhën Leskaj, do të transportohet nafta që prodhohet në Ballsh, e cila shkon në Vlorë për t’u tregtuar më pas në Europë.
 
Me filozonë pa tender, me fitues të paracaktuar, që janë gjithnjë miqtë e Edi Ramës po jepen çdo ditë ekskluzivitete për dekada të tëra.
 
Çdo ditë, pas çdo tenderi, pas çdo koncesioni, pas çdo pasurie kombëtare po shfaqet një mik i Edi Ramës, që ndan fitimet më të.
 
Edi Rama është sot kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe sipas raportit të punës së OSBE pasuria e tij llogaritet mbi 200 milionë euro.
 
Pasuri e cila po rritet çdo ditë, pasi fondet shperndahen nga Edi Rama, i cili cakton xhepat se ku duhet të shkojnë paratë e shqiptarëve, duke i ndarë ato me miqtë dhe ndërtuesit e tij personal.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë