Kryetari i FRPD u bëri thirrje të gjithë qytetarëve për t'u bashkuar në protestë, ndërsa i pyetur nëse përpara Kryeministrisë do ngrihet sërish çadra tha se formati i protestës së opozitës do vendoset ditët e para të janarit.
“Duhet të ngihemi në protesta, dhe jo të qëndrojmë me sytë nga qielli duke pritur një zgjidhje. Protestat do të jenë paqësore siç kanë qenë gjithmonë nga Partia Demokratike, pa probleme dhe masive. Skenarët e protestes do njoftohen ditët e para të janarit. Protestë, çadër apo do të rrethohet Kryeministria, pak rëndesi ka, e rëndësishme është të bashkohemi në sintoni për një qëllim të përbashkët, rrëzimin e qeverisjes Rama. Pasi të gjithë e kemi kuptuar që me këtë model qeverisje e ardhmja e te gjithëve në është në rrezik”, u shpreh ai.
Shumë qytetarë kanë mbetur të zhgënjyer dhe të revoltuar nga PD, vijoi Këlliçi. Sipas kreut të FRPD, qytetarët presin zgjidhje nga selia blu pas skandalit Tahiri dhe shndërrimit të Shqipërisë në Kolumbi droge.
"Qytetarët janë dhe të revoltuar me udhëheqësit e Partisë Demokratike, sepse thonë që duhet të na udhëhiqnit më mirë dhe të gjenim një zgjidhjeje. Ka pasur dhe demokratë skeptike se mos po e ekzagjerojnë me akuzat ndaj Qeverisë. Ata demokratë janë bindur, se kemi parë rastin Tahiri, hetimet nga drejtësia italiane, raste që nuk mund të manipulohen pasi janë aty. Shqipëria është shndërruar në Kolumbi. Ne jetojmë në një narkoshtet dhe të gjitha më pas janë të lidhura zinxhir”, ka thënë Këlliçi.
e.gj/Shqiptarja.com

VIDEO







