PD: Dorëhiqu! Tahiri: Faleminderit
që i bëni jehonë suksesit të policisë

PD: Dorëhiqu! Tahiri: Faleminderit<br />që i bëni jehonë suksesit të policisë
TIRANE - Partia Demokratike ka kërkuar sërish dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe dorëzimin e tij para drejtësisë. Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka nga zyrat e PD ka hedhur përsëri akuza ndaj Tahirit, si një zyrtar të lidhur me bandat e trafikimit të drogës. 

Sipas Nokës, ministri i Brendshëm bashkëpunon me krimin duke u dhënë makinën trafikantëve, pastaj bën deklarime të rreme se makinën nuk e ka më në zotërim, sipas tij, duke fshehur pasurinë dhe duke bere evazion fiskal.
 
“Saimir Tahiri nuk u kishte dhënë atyre thjesht makinën, të gjithë jemi të qartë. Bashkë me makinën personale, u kishte dhënë imunitet, u kishte hapur rrugët, u kishte hapur dyert. Trafikantet me makinen e ministrit bënin çtë donin dhe kudo ku kalonin vetem nderoheshin nga punonjesit e policise”, - tha Noka.
 
Noka shton se “kemi arritur në ditën kur ministri është vetë zot vetë shkop, vetë ligj e vetë Maliq së bashku, në ditën kur përdhoset shteti nga ai që e kemi ministër të Brendshëm”.

Për këto akuza, Ministria e Brendëshme ka reaguar duke falenderuar PD për konferencat e saj ku i bën jehonë sukseseve që po shënon policia e Shtetit. Në deklaratën e saj MB shprehet se SHQUP-i po përçon tek shqiptarët mesazhin se: Koha e të fortëve të veshur me pushtet apo e të paprekshmëve për shkak të lidhjeve me pushtetin, ka vdekur bashkë me pushtetin e korruptuar të Sali Berishës.”. 

Reagimi i plote i Ministrise se Brendshme
Nuk ka mbetur asgjë tjetër përveçse ta falenderojmë Partinë Demokratike që me konferencat e saj të përditshme për të përbaltur sukseset e Policisë së Shtetit, në fakt i bën jehonë këtyre sukseseve që po shënojnë një kthesë historike në rrugën e ndërtimit të shtetit modern europian shqiptar.

Falenderimet tona janë edhe më të veçanta, kur PD i bën jehonë goditjeve me zero tolerancë ndaj çdokujt që nën kostumin e pushtetit të maxhorancës apo i lidhur në cilëndo mënyrë me përfaqësuesit politik të maxhorancës, goditet me forcën e ligjit për shkeljen e ligjit.

Urojmë që Partia Demokratike të mos pushojë asnjë ditë në këtë përpjekje të dëshpëruar për të, por të mirëseardhur për qeverinë tonë, e cila edhe falë konferencave të baltës së SHQUP-it, përçon tek shqiptarët mesazhin e saj kryesor: Koha e të fortëve të veshur me pushtet apo e të paprekshmëve për shkak të lidhjeve me pushtetin, ka vdekur bashkë me pushtetin e korruptuar të Sali Berishës.

Kjo është koha e Rilindjes së besimit të shqiptarëve tek Shqipëria dhe shteti europian i shqiptarëve.

Deklarata e plote e Flamur Nokes
Çdo ditë që kalon me Saimir Tahirin si Ministër i Brendshëm, është një zmadhim i inkriminimit, është një dhunim ligjit, një shkelmim i çdo standardi e norme në këtë vend.
Për 10 ditë me radhë, ai nuk u përgjigj për akuzat më të rënda që i janë bërë ndonjë ministri të brendshëm si i lidhur këmbë e krye me bandat e trafikut të drogës, akuza të bëra nga një oficer i lartë policie, me prova e fakte konkrete.

Sigurisht Tahiri sulmoi oficerin,  i vlerësuar ndërkohë nga partnerët  për punën e tij, dhe sulmoi opozitën që kërkoi  largim dhe hetim të Ministrit,.Tahiri nuk guxoi te thoshte asnjë fjalë pse makina e tij, AA003GB, përdorej nga habilajt e drogës për trafikimin e narkotikëve. Saimir Tahiri nuk u kishte dhënë atyre thjesht makinën, të gjithë jemi të qartë. Bashkë me makinën personale, u kishte dhënë imunitet, u kishte hapur rrugët, u kishte hapur dyert. Trafikantet me makinen e ministrit bënin çtë donin dhe kudo ku kalonin vetem nderoheshin nga punonjesit e policise.

Po flasim për persona me precedentë, kontigjentë policie, të njohur si trafikantët më të mëdhenj të drogës në Vlorë e në gjithë Jugun. Më në fund, në një gjendje jo shumë të esëllt, Saimir Tahiri e pranoi se po, makina e tij ishte përdorur nga trafikantët.

Dhe më keq, Saimir Tahiri pohoi edhe një krim tjetër, kur tha se e paska shitur makinën, por në të zezë, nuk e ka deklaruar, nuk ka paguar taksa për këtë aktivitet.
A e perfytyroni dot se sa ligje janë shkelur këtu, nga kush? Nga ministri i Brendshëm. Bashkëpunon në krim duke u dhënë makinën trafikantëve, pastaj bën deklarime të rreme kur thotë se makinën nuk e paska më në zotërim, por këtë nuk e vërteton dot, sepse po ta vërtetojë, e kap ligji tjetër i fshehjes së pasurisë dhe e evazionit fiskal.

Vetë zot vetë shkop, ligj e maliq së bashku. Këtu gjendemi sot, në këtë ditë të përdhosjes së shtetit nga ai që e kemi Ministër të Brendshëm.
Saimiri i Ramës është sot një turp kombëtar që vendi ynë, shoqëria dhe qytetarët nuk mund ta mbajnë. Por është gjithashtu një rrezik permanent për ligjin dhe sigurinë, pasi bashkëpunon me bandat, dhe këtë e pranon edhe vetë, fsheh pasurinë, dhe këtë e pranon edhe vetë. Largohu një orë e më parë e shko para drejtësisë përpara sa zollumi të kthehet në një ortek popullor që nuk ndalet më.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon