Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka zbardhur disa nga kërkesat e Partisë Demokratike lidhur me krijimin e qeverisë teknike dhe përfshirjen e policisë në goditjen e krimit zgjedhor.
"Duhet të garantohet ndarja e shtetit nga partitë politike. Shteti nuk duhet të funksionojë në shërbim të partisë në pushtet. Nuk do të ketë bashkëqeverisjes mes opozitës dhe qeverisë. Një qeveri kujdestare duhet të jetë neutrale në raport me zgjedhjet. Policia do të jetë aktive për të mbrojtur procesin zgjedhor dhe jo mburojë për të mbrojtur partinë në pushtet. Duhet të jetë krejtësisht jashtë këtij konflikti interesi. Do të jetë një qeveri neutrale që zbaton ligjin.
Në lidhje me krimin zgjedhor po i japim atë që i mungon sot, kompetencën për ta goditur. Ne japim zgjidhje. Kjo është një zgjidhje që nuk vjen nga hiçi. Ajo garanton interesin publik dhe zgjedhësit. Nuk pres që mazhoranca të thotë po. Kur propozuam ligjin e dekriminalizimit në vitin 2015 ajo kundërshtoi sepse cenoheshin të drejtat e kriminelëve.
Nuk mundet sot Prokuroria dhe policia sot të thotë se nuk e dinim që kishte shkelje. Kjo paketë vendos instrumentet e domosdoshëm për të goditur krimin zgjedhor. Ne kemi rast ku zgjedhësit shqiptarë kanë denoncuar tentativat për shitblerje të votave. Ka shumë qytetarë që refuzojnë me neveri", tha Bylykbashi.
Lajmi kryesor: