PD, Dusha: Aleanca e Ramës me
krimin ka shkuar deri në Parlament

PD, Dusha: Aleanca e Ramës me<br />krimin ka shkuar deri në Parlament
TIRANË - Në vazhdën e deklaratave të Partisë Demokratike për incidentin mes deputetit demokrat Strazimiri me disa deputetë socialistë ka dalë Besnik Dusha i cili ka kujtuar se kanë kaluar 29 ditë nga ngjarja.
 
Sipas deputetit Dusha të gjithë e ndjenin në komunitetin e tyre, se Rama përpara zgjedhjeve po bënte një aleancë kriminale, por 29 ditë më parë shton ai doli me zë e me figurë, në sytë e mbarë publikut, se sa larg ka shkuar kjo aleancë.
 
Deklarata e deputetit të PD, Besnik Dusha
Të gjithë e dinin dhe e ndjenin në komunitetin e tyre, në qytetin, lagjen apo fshatin e tyre, se Edi Rama përpara zgjedhjeve po bënte një aleancë kriminale.

Me njerëz të hurit e të litarit, me ata që nuk janë përfaqësues as të familjes e jo më të zonës së tyre, por që lypsen për të shantazhuar kundërshtarin.

Por 29 ditë më parë, doli me zë e me figurë, në sytë e mbarë publikut, se sa larg ka shkuar kjo aleancë kriminale e Edi Ramës.

Pra ka shkuar deri në parlament, ku mujsharët e kryeministrit, të dënuar për vepra nga më të rëndat penale, orkestrohen të godasin, të kërcënojnë me jetë opozitën, në skenarin më të rëndë në një demokraci, që është përpjekja ti mbyllur gojën kundërshtarit.

Publiku u njoh me prova e fakte të pakundërshtueshme për të shkuarën kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, të rrëmbimit të personit, të deputetit Arben Ndoka.

Këtë denoncim ka bërë, bën dhe do të vazhdojë ta bëjë Partia Demokratike që sot me krenari qëndron në krah të çdo qytetari të lirë, që nuk ka votuar për t’u përfaqësuar në kuvend nga banditët.

Edi Rama hesht, nuk reagon.

Sot të gjithë e dinë se ai i hapi rrugën parlamentare krimit, por përballë dokumenteve zyrtare, çdo kryeministër normal i një vendi që aspiron perëndimin, duhej të ishte përgjigjur, duhej të kishte mbajtur përgjegjësi.

Por kjo nuk ndodh me Edi Ramës, se është ai që ka bekuar hyrjen në parlament të krimit, ka bekuar goditjen dhe kërcënimin me jetë të Opozitës.

Sa më shumë ditë kalojnë në heshtje, aq më shumë Edi Rama dhe aleanca e tij kriminale shtrijnë duart në çdo institucion e zyrë, por gjithashtu aq më shumë humbasin legjitimitetin.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike