Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një reagim për mediat tha se "faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë sipas tij, në mënyrë të pakundërshtueshme, "përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama".

"Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror.  SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim. Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur", shprehet Bardhi.