Përfundojnë hetimet për Agim Kajmakun, ish-kryebashkiaku i Vorës në gjykatë me tre akuza

TIRANE- Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku përfundon në Gjykatë me tre akuza. Report Tv ka mësuar se prokurori Kolë Hysenaj i ka komunikuar avokatit të Kajmakut, Isuf Shehu akuzat për falsifikim formularësh vula e stampa, ushtrim kompetencash përtej afatit dhe falsifikim dokumentesh kryer në bashkëpunim.

Kajmaku do të përballet me drejtësinë pasi humbi mandatin për efekt dekriminalizimi pas denoncimit nga Partia Demokratike se ai kishte fshehur një dënim të një dekade më parë në Greqi.

Po ashtu, një tjetër hetim me të cilin Kajmaku pritet të përballet në gjyq, është dhe ai i ushtrimit të mandatit të kryebashkiakut pasi e kishte humbur atë më parë.

Agim Kajmaku prej më shumë se dy muaj ndodhet në arrati ndërsa pritet që gjykimi ndaj tij të zhvillohet në mungesë, nëse ai nuk arrestohet deri në nisjen e gjykimit.

Ndërsa avokati i tij Isuf Shehu ka deklaurar se klientin i tij wshtw i pafajshëm pasi asnjë nga pretendimet e prokurorisë nuk qëndrojnë.

Agim Kajmaku u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet lokale të 30 qershorit ndërsa tani me tre akuza rrezikon nga gjobë deri në 5 vite burgim.

Pak ditë më parë në gjykatën e Tiranës Kajmaku paraqiti dhe kërkesë për zëvendësim mase sigurie, ndërsa kjo seancë u shty pasi nuk ishte paraqitur kërkesa sipas formës së kërkuar nga ligji.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ME DY FYTYRA: 16/01/2020 16:14

    Shikoni drejtēsin e ashuquajtur Shqiptare për Agim Kajmakun jan jashtëzakonisht të zellshëm. E bëjnë shum mir që bëjn ktë zell kaq të madh. Po un kam një pytje po për kriminelin jevgjit fatmir mediu që i kull9jn duart gjak pse nuk jan kaq të zellshëm. Po për malokun qen salhe m**in pse skan ktë zell po për shal ngjitmin po për like floririn me bllok në dor pse se kan ktë zell. Kta të pa fytyr jan pjedhja e djsllit kom9nist salhe e po su zhdukën kta nga qarkullimi Shqipria nuk gjen qetësi. ZOTI E BEKOFT SHQIPRIN E BUKUR HIJE RËND E TË SHUM VUAJTUR. AMEN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja