PD akuza se grabiti prona në Vuno, Rama: Shpifje, lëtyrë nga kanalet e ujërave të zeza mediatike në Tiranë e Athinë! Padi për skllevërit e 'non gratës'

TIRANË- Për të quajtur edhe një herë politik arrestimin e Sali Berishës për privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama si përfitues të tokave në Vuno, duke u përpjekur të heqë një paralele mes pronave të familjarëve të tij e procesit të privatizimit të tokës ku dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi ndërtoi 19 kulla.

“Bëhet fjalë për 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë, ku vëllezërit Rama marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zone, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro”, tha Ivi Kaso

Por, për vetë Ramën, paralelizimi i këtyre dy proceseve është përpjekje dëshpërtuese për të hedhur baltë mbi familjarët e tij.

"Përpjekja e dëshpëruar për të bërë një paralele të pamundur, mes pushtetit të përdorur për veten e për familjen dhe pushtetit të vënë në dispozicion të të gjithëve, ku edhe vetja, familjarët apo fisi yt trajtohen njësoj si të gjithë, është një përpjekje që e përshëndes me kënaqësi, sepse aq sa ç’është e neveritshme si gjithnjë kur hidhet baltë mbi familjen time për të luftuar në fakt me mua, aq është këtë herë edhe e mirëseardhur për të bërë dallimin si nata me ditën mes agresorëve të familjes time dhe meje si kundërshtar i papërkulshëm i tyre", shkruan Rama. 

Në fakt, Rama thotë se ndryshe nga sa pretendon PD, familja e tij, njëjtë si të tjerë trashëgimtarë pronash në jug, ende nuk e kanë certifikatën e pronësisë.

“Për publikun ka vetëm një fakt. Sot e gjithë ditën, duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit tonë në Vuno të Himarës, njësoj si plot trashëgimtarë të tjerë të kësaj zone - ku sapo isha së bashku me kryebashkiakun tonë të së dielës së ardhshme, Vangjel Tavon - nuk i ka marrë ende certifikatat e pronësisë. Sepse unë, ndryshe nga kundërshtarët e mi pa din e pa iman, nuk jam i asaj kategorie përfaqësuesish të popullit, që tjetër thonë për njerëzit e tjetër bëj për vete.

Kështu që faleminderit që e hapën këtë gropë në publik për mua dhe bujrum le të hidhen vetë brenda, si zakonisht, por këtë herë me të mirën e madhe që populli do ta shohë dallimin e madh, si në një pasqyrë ku vetëm qorrat me qimen e syrit në tru mund të mbeten pa e kuptuar!", vijon Rama. 

Akuzave, që thotë se janë prodhuar sa në Tiranë aq edhe në Athinë, paralajmëron se do t’i përgjigjet me padi.

"Të gjitha faktet që e ekspozojnë këtë përpjekje, si një lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujërave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë, e tashmë të propaganduar nga skllevërit e ballkonit Non Grata, do të jenë pjesë e padisë së radhës në gjyq për këta të paudhë që në fakt, po i paguajnë me një vetëdiskreditim e vetëturpërim shembullor në sytë e shqiptarëve paudhësitë e panumërta, që i kanë bërë këtij vendi e këtij populli kur kishin edhe gurin edhe arrën, në duart e tyre të mbrapshta e të pista", vijon Rama. 

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 03/08/2024 13:02

    Sb,Im & të tijët kan 34 vite që shpifin për PS dhe nuk i ka gjetur gjë.Kan vjedhur popullin & fain ua hedhin Ju,PS.Kur drejtësia nuk VEPRON ÇDUHET BËRË.? Ju thoni se do i hedh në gjyq shpifsit,në cilin gjykatë..të Sb 1992=99 %.? Në cilin vënd të botës non grata për KORRUPSION MADHOR mbahet në arrest shtëpie pa u gjykuar pas 7 muajësh ë ? Kur janë mbi 101 fakte KRIMI.? ● Vetëm për 21 janarin 2011 me 4 të vrarë në bulevard Sb duhej në burg për JETË.Dhe mesaduket 21 janari do ZEROHET PËRSËRI. Në Shqipëri në 34 vite janë 4 FATKEQSI KOMBËTARE:1.SB,2.IM,3.DREJTËSIA= 100 %-1992 E SB,4.MEDJA KËNETË 98% e 2005..e Sb TMERR I KOMBIT. ● AMERIKA I DHA SB OK 92..AMERIKA DUHET TA NEUTRALIZOI SEZBËN..!

    Përgjigju
  • LORA: 02/08/2024 15:04

    Une mendoj se karari i shpifjeve monstruoze ne nahijen dhjerokrate (34 vite i vjeter ky karar) mund te ndalet vetem duke ndjekur rrugen e padise ligjore. Vete-turperimi dhe vet-diskretitimi nuk funksionon fare ne ate nahije. Kjo shpifje,e hedhur ne keto momente,ka target coroditjen dhe helmimin e qytetareve te bashkise Himare per zgjedhjen e kryetarit ne 4 gusht,me shume se vendosjen e simetrise se kusarise se tokave me dr.mortjen.Patjeter eshte corbe e integruar greko-foltoriste-metiste Por eshte nje corbe qe do tu kthehet autoreve ne te kundert.Besoj ne mencurine e qytetareve te Himares,per verdiktin zgjedhes te tyre.

    Përgjigju
  • Vini: 02/08/2024 12:54

    KY KA TJETËRSUAR GJITHË SHQIPRIN... JU THONI VUNOIN....

    Përgjigju
    • Ccc: 02/08/2024 13:38

      Beje pushim sot, mos hajde te rrugica!

  • Alfons: 02/08/2024 12:36

    jojo ti nuk e ngjyhen gishtin fare me kesisoj punesh hahaha ti do ate 20 perqindeshin e gjithckaje qe sheh hahaha

    Përgjigju
    • Gimiiiii: 02/08/2024 14:00

      O Gimi qe edhe motër e nënë i ke sakrifikuar per partinë, te thuash qe Rama vjedh nuk te ben me Saliun. Shko merr familjen nga administrata se u ke aqen drejtorat.

    • Imig: 02/08/2024 13:49

      Me injorant dhe keqberes te vegjel si ty Rama mund te rrije ne pushtet edhe 125 vite, por asgje se ndryshon faktin qe ka kriminalizuar shtetin dhe politiken, ka varferuar shqiptaret dhe po shkateron shqiperine me beton pafund dhe me para te pista. Si tha Xhacka per njerez si ty? Do vijne fshataret te ngulin cadra ne bregdet. Alfonsi pershesh ndersa ti ate qe s'thuhet Rames.

    • Labi: 02/08/2024 13:39

      @Gimi po na vjedhin o Gimi. Po të vjedhin edhe ty si patronazhist.

    • Gimi: 02/08/2024 13:00

      O Alfons ,ik ha persheshin poshte ballkonit te saliut se sjane per ty keto.Me komente te tilla do rri ne pushtet Rama sa te kete jete.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime