PD e Berishës nuk është më vlerë për Shqipërinë, është një vlerë e tharë

PD e Berishës nuk është më vlerë për Shqipërinë, është një vlerë e tharë

Është e vështirë dhe ka qenë përherë e vështirë t’ua shpjegosh militantëve të Partisë Demokratike të Berishës, apo urryesve të Edi Ramës, se sa dëm i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë individi Sali Berisha në vazhdimësi, herë partisë e herë Shqipërisë. Ata nuk të besojnë. Ata mendojnë se ti ua kritikon PD-në e Berishës se: “ose ke pazare me Edi Ramën”, ose “të janë prishur pazaret me Berishën”. Nuk ka një argument që mund të qëndrojë para tyre, edhe pse mund ta kesh nisur “luftën” me shtetprishjen e Berishës që para se të ekzistonte edhe Edi Rama, edhe Lulzim Basha, por edhe këta militantët e sotëm të brendshëm apo të jashtëm.

Dhe ndoshta e kanë mirë. Nuk ka të vërtetë më të madhe se eksperienca personale me këdo qoftë: individ, organizatë, parti, shtet, mik etj.etj. Por ama çdo gjë e ka një kufi. Gabimi, shtrembërimi, manipulimi, nuk mund të jenë të pafundme për këdo në histori. Cilido ka pasur një fund, qoftë ai një Kain, një Xhudë, një Duçe, një Hitler, një Enver, një Karaxhiç apo Millosheviç. Si ka mundësi që një Berishë arrin të gjejë përherë ujë për burimin e tij tërësisht të ndotur? Zgjedhjet e fundit për kreun e të rinjve të FRPD-së janë e disata dëshmi e ujit të turbullt që del prej burimit të tij dhe ndonjë militant ende bën pyetjen: “Si ka mundësi? Të jetë vallë e vërtetë?” Dhe kërkon prova mbi prova për një fenomen që ka plasur si një pusetë mu në mes të të gjithëve, por ndërkohë ata vazhdojnë në dyshimin naiv: “Si ka mundësi?” Dhe vazhdojnë të presin transparencë për zgjedhjet, për plehrat, apo cdo gjë tjetër nga njeriu që gjithë Shqipërinë e kishte shndërruar në një kazan të ndotur nga jugu në veri.

Eshtë pikërisht agresiviteti i tejskashëm që e ka karkterizuar shkëmbin e thepisur me emrin Berishë, të intimidojë këdo përmes kërcënimeve të të gjithëve që dalin kundërshtarë në shtegun e tij. Nëse sot kërcënon një gazetar/e, duhet të dëgjojnë të gjithë të tjerët gazetarë/e, nëse sot kërcënon një gjykatës/e, duhet të dëgjojnë të gjithë të tjerët, nëse sot kërcënon një ambasador/e, duhet të dëgjojnë të gjithë ambasadorët, nëse kërcënon një të partisë së tij, të tjerët duhet të marrin medoemos një mësim, ndërsa ata që nuk arrijnë të mendojnë (për dembelizëm apo për natyrë), vetëm e admirojnë. Shohin tek Berisha atë agresivitet që në vetvete e kanë ndrydhur përgjithmonë. Ndërsa ata që nuk i përballojnë dot kërcënimet qoftë nga natyra e ndjeshme, qoftë nga skeletet nëpër dollapë, heshtin, tkurren. Ndonjë, tek tuk që e përballon, bëhet shënjestër e përgjakur, e përndotur, e përqeshur, por reziston.

E megjithatë koha nuk punon për Sali Berishën. E nuk punon për të as arsyeja dhe rrjedha e logjikshme e ngjarjeve. Ai thjesht po vozit eger me trapin e tij të formuar nga trupa militantësh të verbër apo manipulues që iu pëlqen të shkojnë kundër rrymës. Po edhe sa rrugë mund të bëjnë? Nuk kanë ku të shkojnë. E kisha menduar gabim më parë, PD e Berishës nuk është një parti vlerë për Shqipërinë, PD e Berishës, është një vlerë e tharë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alesia: 05/10/2022 04:59

    Ndaj dhe Shqiperia meriton vetem nje parti. Ate te punes, te djerses, te lekut, droges, rryshfetit. Pra "Nenen Parti" neokomuniste. Shyqyr qe arritem kete dite dhe i urra permendoren shokut Enver...me falni, Rama.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 03/10/2022 18:10

    Jo vetem pd e Berishes eshte kthyer ne nje vlere te tharë per shqiptaret dhe Shqiperine. Bashke me pd e Berishes jane thare te gjitha partite e tjera qofte ne pushtet apo ne opozite. E tere klasa politike ne Shqiperi po vete drejt vdekjes se bardhe,krimi dhe korrupsioni 30 vjeçar i ka çuar buze varrit qe vete ato kane hapur per popullin duke e vjedhur dhe vrare.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje