PD e Berishës sulmon Begajn, i kërkon të mbledhë Këshillin e Sigurimit një ditë pasi Presidenti ka thirrur mbledhjen! Garo: Flet me gjuhën e Ramës kundër Anglisë

PD e Rithemelimit e dënon gjuhën që përfaqësues të qeverisë, por edhe presidenti Bajram Begaj, kanë bërë ndaj deklaratave diskriminuese ndaj shqiptarëve të zyrtarëve britanikë. Zëdhënësja Floriana Garo akuzoi presidentin se nuk është i pavarur, dhe se flet në gjuhën e kryeministrit Rama  kur edhe ai tha se shqiptarët sulmohen prej politikave të brendshme nga zyrtarë të dëshpëruar britanik.

Garo i bën thirrje Begajt që të thërrasë Këshillin e Sigurisë, pasi sipas saj emigracioni biblik, shpopullimi kataklizmik, nuk janë punë deklaratash, por emergjencë kombëtare.

‘Kur dëgjon presidentin e Republikës të huazojë gjuhën e gjatë të kryeministrit apo të StrateXhaçkës së tij, dhe të marrë shenjë qeverinë e Madhërisë së Tij, kupton se shteti ka rënë në duar të pasigurta, ashtu si shqiptarët që ikin janë në kthetrat e sekserëve të emigracionit të paligjshëm, nëpër kanalin e La Manshit. Identifikimi vullnetar i Presidentit me kryeministrin, edhe në gjuhën e marrdhënieve ndërkombëtare, një fushë ku ky i fundit është tashmë i diskredituar, dhe i ka sjellë kosto vendit, dëshmon se ndarja e pushteteve në Shqipëri është një koncept i huaj dhe Begaj e Rama i dinë vetëm emrin. Presidenti si emblema e supozuar e unitetit kombëtar, duhet t’i thërrasë mendjes së pari, dhe së dyti të thërrasë Këshillin e Sigurisë, sepse emigracioni biblik, shpopullimi kataklizmik, nuk janë punë deklaratash, por emergjencë kombëtare. Lufta e deklaratave dhe motoja “Fajin e ka Anglia” nuk dëshmon gjë tjetër veçse papërgjegjshmërinë dhe varfërinë e mendjeve dhe politikave të brendshme, ta cilat mbulohen me pseudo ngjarje në marrëdhëniet me jashtë.’- u shpreh Garo.

Në fakt kjo thirrje e zëdhënëses së PD-së së Berishës për mbledhje të Këshillit të Sigurimit ka ardhur më shumë se 40 minuta pas zyra e shtypit e Presidencës kishte dhënë njoftimin se tashmë Begaj e kishte marrë vendimin për të thirrur krerët e institucioneve në Këshillin e Sigurimit. Madje burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se njoftimet drejtuar institucioneve sipas protokollit zyrtar i janë nisur që dje nga institucioni i Presidencës.

Gjatë një aktiviteti përkujtimor të 555-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar ‘Gjergj Kastriot Skënderbeut’, presidenti Bajram Begaj foli për shqiptarët të cilët kanë arritur suksese nëpër vende të caktuara të botës. Duke nënkuptuar deklaratën që ministri britanik bëri për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe, Begaj tha zyrtarë të tillë të lartë duan të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor duke folur keq për shqiptarët.

Deklarata e ministrit britanik të Imigracionit, shkaktoi reagime të institucioneve zyrtare të tjerë të Shqipërisë. Ka qenë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ajo e cila reagoi së pari duke e konsideruar deklaratën e Jenrick si ‘të turpshme’ me synimin vetëm për të fituar disa vota të elektoratit britanik. Ministria e Jashtme kërkoi paraqitjen e ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King Smith të cilit i komunikuan një ‘Notë Verbale’ të Shqipërisë ndaj Britanisë së Madhe për gjuhën diskriminuese që cënon bashkëpunimin mes dy vendeve.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 18/01/2023 15:35

    presidenti eshte ne rregull , ngriti zerin se zyrtari i quajti shqiptaret "kriminele" . Ata qe merren me droge ne Angli dhe ikin ne menyre te paligjshme i mbron PD ???? nga qeveria Rama dhe presidenti???pra ata ikin nga Shqiperia pasi jane per buken e gojes, na shpopullojne, dhe merren me droge apo me gjera te jashteligjshme atje... Ae kuptoni cafre flisni apo jo????Kjo as lufte politike seshte , pasi ska llogjike. Te fala Garos qe e lexon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare