PD e ndarë edhe për Kosovës Çollaku: S’kam informacion për rezolutën e Bardhit! Hajdari: Politika t'i kërkojë NATO-s anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka folur për kërkesën e PD-së për një interpelancë me kreun e qeverisë, teksa edhe grupi i Bardhit ka paraqitur një rezolutë për të njëjtën çështje.

Çollaku tha se nuk kishte një informacion për këtë rezolutë, duke theksuar ndarjen e PD-së edhe në çështjen e Kosovës. I ftuar në emisionin Kontrast, me moderatorët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Çollaku tha se kërkesa e grupit të Bashës për interpelancë lidhur me deklaratën e Ramës për marrjen nën kontroll të veriut nga KFOR. Deputeti e cilëson si gafë politike këtë propozim të Ramës.

“Nuk është një çështje e lojërave politikë apo partiake. Refuzimit që ai i bëri në atë kërkesë të pa updetuar nga përfaqësues nga BE për situatën në veri të Kosovës, të njëjtën rezervë kemi dhe ne. Është një kërkesë shqetësuese ajo e kryeministrit Rama për kontrollin e KFOR në veri. Në këtë rast, ose Rama ka një keqinformim ndaj rolit të KFOR në veri ose ndoshta do të provokojë Kosovën dhe institucionet.

Ose lëshon të tilla gafa i painformuar, ose ndoshta është provokim. Në vlerësimin tim KFOR është në Kosovë, ndaj ne e refuzojmë këtë kërkesë të Ramës. KFOR është në mbështetje të Kosovës, çdo formulë tjetër që shkon në dëm është e papranueshme për ne. Nuk kam informacion për një rezolutë të tillë. Në rast se ka kërkesë për ndonjë rezolutë të re, mendoj që është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë në rast se ka një rezolutë të tillë. Nuk e kam parë tekstin.”- tha Çollaku në Report Tv.

Një koment e pati edhe ish prokurori Shkëlqim Hajdari i cili tha se politika shqiptare do duhet të hartojë sa më shpejt një rezolutë duke kërkuar anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO.

“Politika shqiptare të kalojë një rezolutë në parlament për t’i kërkuar NATO-s anëtarësinë të përshpejtuar  e Kosovës.”- tha Hajdari në Kontrast.

Kujtojmë në një konferencë me gazetarët, Rama rikthehu edhe njëherë në vëmendje planin franko-gjerman si dhe thirrjet e tij edhe më të hershme që veriu i Kosovës të merret në kontroll nga KFOR, para se të jetë shumë vonë. Rama tha se çdo neglizhim i sotëm, mund të sjellë dobinë e më shumë trupave, si dhe të një nyjeje të vështirë për t’u zgjidhur në ditët në vijim.

Të dielën e zezë të 24 shtatorit  u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Sipas të gjitha informacioneve, pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. 

Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti. Lidhur me këtë video, Brukseli tha se nuk shërben për t'u marrë për bazë dhe nevojitet një hetim më i thelluar. 

 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë