TIRANË - Sipas deputetit të Partisë demokratike Skandali i Sarandës është mirëfill tregues i oligarkisë në veprim.
“Në të gjitha zyrat e Partisë në Shqipëri, në të gjithë zyrat e administratës, paguhet në këmbim të shërbimit, në këmbim të punësimit.”-shprehet Bylykbashi
Bylykbashi bie në një linjë me Ramën kur shprehet se e keqja nuk ka parti, por sipas tij këta funksionarë perversë janë përfaqësuesit e oligarkisë në pushtet.
Deklaratë e plotë deputetit të Partisë Demokratike Oerd BylykbashiSkandali i Sarandës në zyrën e Partisë Socialiste, ku mëkëmbësi i deputetit Kokëdhima kërkon favor seksual me një vajzë të mitur, në këmbim të një vendi pune, është mirëfilli tregues i oligarkisë në veprim.
Oligarkia Rama-Meta-Kokëdhima kështu funksionon. Në të gjitha zyrat e Partisë në Shqipëri, në të gjithë zyrat e administratës, paguhet në këmbim të shërbimit, në këmbim të punësimit.
Cirakët e oligarkëve që kanë ngritur rrjetin e merimangës në gjithë vendin, shpërdorojnë pushtetin dhe kërkojnë vazhdimisht favore , para, interesa, deri tek realizimi i dëshirave perverse që kanë.
Këta oligarkë e kanë marrë me kohë licensën për të poshtëruar qytetarët e vendit, qysh se vendosën aleancën para zgjedhore.
Licenca për shpërdorim në cdo drejtim, është dhënë nga Edi Rama, Ilir Meta, e Koco Kokëshima, qysh se ata caktojnë drejtorë, trafikantët e drogës, caktojnë në krye të këshillit të qarkut, të akuzuarin për rrëmbim fëmije, fusin në parlament të dënuarin për prostitucion.
Prandaj etika dhe morali i kësaj qeveria ka rënë përpara se oligarkët të vijnë në pushtet. Ata janë ngjizur në mëkat që në krye të herës, dhe nuk mund të presësh tjetër, përveç abuzimit, kudo e me këdo.
E vërtetë, këta funksionarë perversë nuk kanë parti, edhe pse skandali ndodh në Partinë Socialiste, ata nuk përfaqësojnë socialistët e ndershëm që nuk janë të paktë.
Këta funksionarë perversë që i trajtojnë zyrat si pronën e tyre private, janë përfaqësuesit e oligarkisë në pushtet.
Janë përfaqësuesit e oligarkisë Rama-Meta-Kokëdhima.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.7%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 3224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon
30 Nëntor, 13:19
-
Shpërthimi në Zubin Potok, Lajçak: Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi
30 Nëntor, 13:10
-
Debati për TikTok dhe Snapchat, Rama dhe Manastirliu në Fier me prindërit: Fëmijët po jetojnë në dy botë paralele, reale dhe virtuale! Përjetojnë presion të dyfishtë
30 Nëntor, 13:07
-
Ministria e Jashtme turke dënon sulmin në Ibër Lepenc: Shpresojmë në idenfikimin e autorëve
30 Nëntor, 13:06
-
Sulmi në kanalin e ujit Ibër – Lepencit, Kurti shkon në Zubin Potok, konfirmon se ka të arrestuar: Kriminelët e terroristë do të përballen me drejtësinë
30 Nëntor, 12:32
-
Shpërthimi në Zubin Potok, arrestohen disa të dyshuar pas bastisjeve në veri nga policia e Kosovës
30 Nëntor, 12:24
-
Shpërthimi në Zubin-Potok, reagon Berisha: Synon destabilizimin e Kosovës, skenari tipik i Rusisë së vogël
30 Nëntor, 12:20
-
Përgatitet për botim vepra e albanologut Jup Kastrati. 100-vjetori i studiuesit, konferencë shkencore në Akademi
30 Nëntor, 12:17
-
Festat e nëntorit prezantojnë kuzhinën shqiptare në Madrid! Eventi në Ambasadën shqiptare në Spanjë
30 Nëntor, 12:11
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Shpërthimi në Zubin-Potok, reagon Beogradi! Ministri i Jashtëm: Kurti nxiton që i drejton gishtin Serbisë pa prova! Akuzat e parakohshme janë devijim i qëllimshëm
30 Nëntor, 11:56
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia monitorojnë situatën në Varage të Zubin Potokut, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenci
30 Nëntor, 11:37