PD e Kukësit: Mjekët dhe infermierët kanë lënë detyrën sot për zgjedhjet! Përgënjeshtron spitali

PD e Kukësit: Mjekët dhe infermierët kanë lënë detyrën sot për zgjedhjet! Përgënjeshtron spitali

Kryetari i Partisë Demokratike në degën Kukës, Arif Rexhmati ka akuzuar mjekët dhe infermierët në spitalin e Kukësit se kanë ikur nga detyra pasi janë angazhuar si komisionerë në qendrat e votimit në qytetin verilindor.

"Në spitalin rajonal të Kukësit do e gjeni bosh pasi nuk ka asnjë mjek dhe infermier që t'i shërbejnë popullatës.  Kjo është Rilindja. Kam dhjetëra mesazhe që dokumentojnë dhunën. Janë të detyruar të votojnë se i kanë thënë se nesër do ikin nga puna. Me gjithë dhunën prapë pjesëmarrja ka qenë e vogël. Ne kemi raste të tilla në KZAZ, ikën i biri në Greqi dhe zëvendësohet nga i ati. Ky është votimi i kthimit të komunizmit dhe monizmit në Shqipëri. Edi Rama tashmë është një kufomë politike e vdekur. Qytetarët nuk po e përfillin Edi Ramën. ne jemi të vendosur të mos pranojmë këtë regjim që të përzëmë nga qeverisja modelin e Edi Ramës", tha Rexhmati.

Pas aludimeve të zyrtarëve lokalë të PD Kukës, për mungesë shërbimi në spital, ka reaguar spitali i Kukësit. Drejtori i spitalit të Kukësit, Ismet Nika ka deklaruar se shërbimi  në spitalin e Kukësit jo vetëm është i plotë, por i përforcuar me mjekë dhe infermierë, si ditë zgjedhjesh, por çdo situatë.

Edhe kryetari i PS në Kukës  Azem Elezi ka deklaruar se akuzat e PD nuk qëndrojnë pasi të gjithë punonjësit e spitalit sot janë në detyrë dhe në shërbim të qytetarëve.

"Procesi zgjedhor ka nisur i qetë. Qytetarët kanë shkuar të qetë drejt qendrave të votimit. I bëjmë thirrje grupimeve të dëshpëruara të largohen nga qendrat e votimit. Besoj se procesi do të shkojë në mënyrë korrekte dhe mbi të gjithë ligjore. Në spitalin e Kukësit të gjithë janë në krye të detyrës. Duke parë që kanë hyrë në një rrugës pa krye, mundohen të intimidojnë. Si PS, në këtë proces na interesojnë standardet. Në këtë proces ne do të fitojmë standardet. I ftoj qytetarët të vijnë pranë qendrave të votimit qqë të shprehin vullnetin e tyre", tha Elezi.


Lajmi kryesor:

Reagon OPOZITA/ PD: KQZ po manipulon numrin e pjesëmarresve. Kryemadhi: 85% refuzuan votimet, bye-bye Edi!


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat