PD e përçarë drejt 14 majit, Koti: Nuk e pranojmë kushtin e Alibeajt për largimin e Berishës! Kapllanaj: S’është e vërtetë, nuk e kërkuam

14 maji po afron por dy kampet e PD-së do të futen edhe në këto zgjedhje të ndarë. Sali Berisha zhvillon të dielën procesin e primareve, ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt do të dalë me kandidatët e tyre. Palët nuk e arritën kompromisin ndonëse u futën në negociata. Deputetja Sorina Koti tha në Report Tv se nuk e pranojnë kushtin e vendosur nga Alibeaj për largimin e Berishës nga drejtimi i partisë dhe grupi parlamentar.

Në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu, Koti u shpreh se këto janë dy kushte që Alibeaj nuk ka pranuar t’i negociojë dhe në këtë pikë palët ndahen.

“Kemi bërë çdo përpjekje për të bashkuar grupin parlamentar dhe deputetëve. Rezultat mund të mos ketë aktualisht sepse Alibeaj ka vënë kushtet që nuk i ndryshon pavarësisht se Berisha ka bërë tentativë për negocim. Nuk mund të vendoset kusht largimi i Berishës si kryetar dhe mos ta pranosh si deputet. Këto janë kushte që Alibeaj nuk negocion. Këtu ndahemi në këtë pjesë”, tha Koti.

Por Agron Kapllanaj, i cili është futur si kandidat për zgjedhje në Mallkastër nga grupi Alibeajt thotë se nuk është e vërtetë. Sipas tij, Alibeaj nuk e ka paraqitur këtë kusht, por vetëm kanë kërkuar që 50% e kandidatëve të zgjidhen nga primaret dhe pjesa tjetër nga sondazhet. Kapllanaj thotë se i vetmi qëllim i tyre ishte të dilnin me një kandidat të përbashkët.

“Ka pasur një platformë për të unifikuar kandidatët. S’ka qenë e shkruar që duhet të largohet Berisha pastaj negociojmë. Ka pas një kërkesë 50% ti marrin nga primaret dhe 50% nga një sistem pikëzimi. Meqë Berisha e kishte vendos që do hynte në primare. Ka një mekanizëm tjetër, 50% i merr nga primaret dhe 50% në sondazhe. Po regjistrohen simpatizantë të supozuar”, tha Kapllanaj.

Kapllanaj iu përgjigj edhe akuzave të Berishës se është blerë nga Rama me pallate. Kapllanaj tha se nuk ka bashkëpunuar ndonjëherë me Ramën, ndërsa e sfidon Berishën që nëse ka prova t’i bëjë ato publike.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve